News

Fituesit e çmimeve BAFTA 2014

12 Years A Slave i rezistoi forcës së gravitetit duke marrë dy nga çmimet më të mëdha Bafta (British Academy Film Awards) këtë vit.

Çmimin për aktorin më të mirë protagonist, Chiwetel Ejiofor dhe u nominua filmi më i mirë. Ishte regjisori Steve McQueen që pranoi çmimin dhe falenderoi “nënën e tij të vetme që pati besim e nuk u dorëzua kurrë.”
Ai i tha audiencës: “21 milion njerëz vuajnë skllavërinë teksa ne jemi të ulur këtu. Shpresoj që pas 150 vjetësh, asnjë regjisor nuk do ketë arsye të bëj një film të tillë sërish.”

Gravity, me aktorët amerikanë Sandra Bullock dhe George Clooney, shkaktoi disa polemika duke u listuar si një film britanik por është xhiruar në këtë vend dhe ekipi që ka punuar me efektet vizuale është Britanik.

Cate Blanchett u shpall aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin e Woody Allen, Blue Jasmine. Ajo ja dedikoi çmimin Philip Seymour Hoffman, i cili vdiq në fillim të këtij muaji në New York. Duke e quajtur  “një pikë referimi të thellë profesionale.” Ajo tha: “Phil, shoku kjo është për ty, bastard! Shpresoj të jesh krenar për të.”

Nata filloi me disa nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit që parakaluan në tapetin e kuq jashtë Royal Opera House në Covent Garden, në qendër të Londrës. Mes atyre që bënë të kthehen koka ishte dhe Amy Adams që kishte veshur një fustan nga Victoria Beckham.

Çifti më i kombinuar ishin Brad Pitt dhe Angelina Jolie që u shfaqën me kostume të ngjashme.

Gravity fitoi çmimin e dytë të mbrëmjes për muzikën orgjinale dhe tingujt.

Fituesit kryesorë në BAFTA:
Filmi më i mirë: 12 Years A Slave
Aktori protagonist: Chiwetel Ejiofor
Aktorja protagoniste : Cate Blanchett
Regjia më e mirë: Alfonso Cuaron në Gravity
Aktori jo protagonist: Barkhad Abdi në Captain Phillips
Aktorja joprotagoniste: Jennifer Lawrence në American Hustle
Çmimi i nderit: Dame Helen Mirren
Kontribut i jashtëzakonshëm: Peter Greenaway
Filmi më i mirë Britanik: Gravity
Skenari i përshtatur: Jeff Pope dhe Steve Coogan me Philomena
Skenari orgjinal: Eric Warren Singer dhe David O.Russell me American Hustle
Muzika orgjinale: Gravity


Burimi: Mirror

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb