Relationships

Çfarë (nuk) dini për lidhjet në distancë

Lidhjet në distancë nuk kanë qenë kurrë më të mundshme sesa sot. Falë mesazheve apo mediave sociale dhe mënyrave të shumta virtuale që ndihmojnë të dashuruarit të komunikojnë dhe të qëndrojnë në kontakt.
Për të kultivuar dhe mbajtur një marrëdhënie nuk është e thënë se duhet të jesh në të njëjtën dhomë me atë person çdo sekondë të ditës. Megjithëse i njihni mënyrat më të thjeshta për mbajtur një lidhje në distancë, ju sërish i gjykoni njerëzit. Ka shumë keqkuptime që lidhen me ta.

1. “Një marrëdhënie në distancë do të jetë e vështirë.”
Të gjithë i klasifikojnë të vështira marrëdhëniet në distancë. Gjithsesi nëse doni të keni një lidhje të gjatë dhe në distancë, tani është më e lehtë. Nëse e keni nisur me shumë dëshirë dhe optimizëm atë, nuk ka asgjë që ju dhe partneri juaj nuk mund ta bëni. Megjithë mungesën e kontaktit trupor, kjo nuk do të thotë që marrëdhënia nuk mund të funksionojë.

2. “Një lidhje në distancë nuk duhet të jetë prioritet.”
Ju duhet të keni nën kontroll dhe të shpenzoni energji për këtë lidhje. Duhet ta bëni atë prioritet, gjë që do të thotë se mund të hiqni dorë nga daljet të premten për të folur në Skype me të, mund të hiqni dorë nga gjumi për të folur në telefon me të. Nëse veproni siç duhet, kjo nuk do të shihet si sakrificë, por si diçka që ju doni të bëni.

3. Aftësitë e komunikimit janë gjëja më e rëndësishme.
Në një marrëdhënie në distancë ju dhe partneri juaj keni vetëm fjalët, nuk keni prekje, aroma, shije të cilat janë thelbësore për një marrëdhënie. Kjo do të thotë që duhet të keni kujdes me mënyrën e komunikimit që do të zgjidhni. Duhet ta kujtoni veten se çfarë ndjeni për të dashurën/in tuaj dhe jo për lidhjet në distancë.
Është mirë që të flisni sa më hapur të jetë e mundur me të, si për dashurinë ashtu dhe problemet në lidhje. Nuk duhet të lini që gjërat të shpërthejnë pasi në lidhjet në distancë kjo do të ishte gjëja më e vështirë.

4. “Lidhja në distancë nuk ka nevojë për një pikë mbarimi”.
Në mënyrë që të keni një marrëdhënie të suksesshme, ju dhe partneri juaj duhet të keni të njëjtën pikëpamje për të ardhmen tuaj bashkë: për një kohë dhe një vend ku ju mund të jeni afër njëri-tjetit. Nëse nuk e keni një qëllim të përbashkët mund të jetë e vështirë të vazhdoni bashkë. Ju ndoshta keni pasur plane të tjera për veten tuaj, por për dashurinë mund të bëni kompromise.

5. Marrëdhëniet në distancë janë të vështira.
Ato mund të bëjnë që ju të kaloni muaj të tërë në agoni, në vetmi, të zbehet argëtimi i fundjavës, por gjithashtu lidhjet në distancë do të testojnë ndjenjat tuaja, durimin dhe përkushtimin që do t’ju ndihmoj më pas të jeni të lumtur.
Harroni çdo gjë që të tjerët ju thonë për lidhjet në distancë, ju e dini që e doni të dashurin tuaj dhe që mund të bini dakord e të dhe në këtë mënyrë. Vetëm kjo ka rëndësi.

Burimi: Elite Daily; Përshtati: Klarida Bregaj

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb