Ne prisnim që lista të ishte pak a shumë kështu:
1. Të ketë lindur gjatë viteve 1990.
2. të ketë ecur, të paktën, në katër shfaqje të Victoria’s Secret.
3. Të ketë këmbë më të gjata se The Wolf of Wall Street.
Në vend të këtyre supozimeve, Leo vlerëson “përulësinë, sens të mirë humori dhe mungesën e dramës”. Ai shtoi edhe se “martesa do të ndodhë kur t’i vijë koha. Do ta lë të rrjedhë natyrshëm.” Leo është shoqëruar me Naomi Campbell, Gisele Bundchen, Bar Refaeli dhe Erin Heatherton. Thasheshemet flasin për një lidhje të tij me modelen 21-vjeçare Toni Garrn.
Mos ndoshta kur i’u përgjigj pyetjes, mendoi se eksperienca në modeling ishte e nënkuptuar?
Burimi: MarieClaire
