News

Ndahen Eva Mendes dhe Ryan Gosling. Ajo zgjodhi famën para familjes.

Eva Mendes dhe Ryan Gosling duket se janë ndarë pas 2 vjetësh lidhje. Thuhet se ajo zgjodhi famën para familjes.

Ata dukeshin marrëzisht të dashuruar pas njëri-tjetrit, kur u panë për here të parë në LA me qenin e saj Hugo. Por të mërkurën, dy botime raportuan se Ryan Gosling, 33 vjeç, dhe e dashura e tij Eva Mendes, 39, janë ndarë gjatë Krishtlindjeve.

Burime nga  “In Touch”, thonë se “Nuk ka qëllim të keq.  As po nxitojnë të frekuentojnë persona të tjerë.” Ndërsa burimet nga “Life & Style Weekly” shton se: “Ata kuptuan që kishte ardhur momenti të ndaheshin.” 

Përfaqësuesi i Ryan-it nuk ju përgjigj telefonatave të MailOnline. Ndërsa i Evës ka zgjedhur të mos komentojë.

Çifti, që ka filluar të frekuentohet që në vitin 2011, kur xhiruan filmin “The Place Beyond The Pines”, nuk janë parë së bashku këtë vit . Edhe pse ndarja ndodhi gjatë pushimeve, ata kanë pasur probleme edhe më herët . "Mosmarrëveshjet kanë filluar që në Shtator,” tha një burim i “InTouch”.

Një nga problemet që ka çuar në ndarje, është se ata pëlqejnë gjëra të ndryshme.  Eva, që është edhe imazhi i parfumit Thierry Mugler, preferon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa partneri i saj jo. “Eva pëlqen Hollywood-in, festat, luksin. Asaj i pëlqen të dalë dhe të dëfrehet. Ndërsa Ryan, është tip më serioz dhe shtëpiak”,  thotë burimi.

Një problem tjetër ka qenë se tashmë ata ishin lidhur shumë dhe kishte ardhur moment për të pasur fëmijë. “Ata e dinin që kishte ardhur momentin të bënin një hap më shumë dhe të martoheshin. Por asnjëri prej të dyve nuk ishte i sigurt se donin vërtetë që kjo gjë të ndodhte,” ka thënë një mik i tyre.

Mendes ka thënë në të kaluarën se ajo nuk ishte e interesuar për t'u bërë nënë. “Unë nuk jam me siguri duke menduar për t'u bërë nënë.Unë nuk mund ta imagjinoj. Unë jam shumë egoiste” ka thënë bukuroshja.  Ndërsa aktori në të kaluarën është shprehur se “Do të doja të bëja fëmijë, por nuk po bëj, kështuqë po bëj filma.”

Të shtunën e kaluar, thuhet se aktorja i tha sigurisë së aeroportit se ajo nuk mund të kalonte tek “Body Scan” sepse ishte shtatzënë. Aktorja ishte në Los Anxhelos dhe po kthehej në New York City. Vetë aktorja e ka mohuar atë, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, duke shpjeguar se ajo gjithmonë shmang skanerin dhe preferon kontrollin e drejtpërdrejt nga sigurimi i aeroportit.

Ndërkohë, Gosling ndodhet në vendin e tij të lindjes. "Ai mblodhi gjërat e tij dhe u kthye në Kanada për momentin, që të reflektoj", tha një i brendshëm i Life & Style.

Ndërkohë që jeta e Evës ka qenë gjithnjë nën reflektorë, në saj të lidhjes së saj me muzikantin George Gargurevich, nga 2002 deri ne 2011, jeta e Ryan nuk ka qenë.

Në vitin 2005, ai nisi një romance me aktoren Rachel McAdams me të cilën luajti së bashku në flimin Notebook,  dhe dukej sikur po shkonin drejt martesës, por pas dy vjetësh ata u ndanë. Thuhet gjithashtu se ka pasur lidhje edhe me aktoret Sandra Bullock dhe Blake Lively.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb