Nëse shohim fotot, personazhi në pamje të parë e veshur me nje fund të gjatë, t-shirt pambuku dhe sandale te sheshta, duket si një vajzë e zakonshme që shëtit në rrugët e Tiranës. Por ndryshe nga "të zakonshmet" e tjera, pas pak ditësh, dasma e saj do të ketë vëmendje mediatike ndoshta po aq të madhe sa ajo e ministrit te Mirëqënies Sociale dhe Rinisie, Erion Veliaj. Erisa Xhixho, e sapo-emëruar si Zv/Ministre e Integrimit Europian, do të martohet në 11 shtator me të fejuarin e saj Enea Nuredinin, pas 7 vjetësh lidhjeje.
Dasma do të organizohet në dy ceremoni të ndara: në 11 shtator në Gjirin e Lalëzit dhe në 13 shtator në "Royal Hill" pranë Tiranës.
Kemi mësuar se dy prej fustaneve të zgjedhura nga Erisa janë nga salloni i Lili Ismailit, "Lili Sposa", e cila do të kujdeset edhe për të shndërruar vajzën e veshur sportive në foto, në "princeshën" që do të jetë në qendër të fotografëve dhe gazetave fundjavën tjetër.
Erisa Xhixho është një nga aktivistet më të njohura të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dikur kryetare e LRI-së, ajo kandidoi (pa sukses) për kreun e njësisë bashkiake nr. 5 5 në kryeqytet, që për koincidencë, është zona ku Erisa u fotografua sot (e shtunë 6 shtator) nga paparacët tanë, në ditët e saj të fundit përpara kurorëzimit në martesë.
#showbiz