Anabelizim

Disa argumente pse po, prishet martesa dhe për 'një shpullë'

Disa argumente pse po, prishet martesa dhe për 'një
Foto: Brikena Selmani/ Instagram

Gjatë një diskutimi në “Big Brother VIP Albania 5”, Brikena, e vetëshpallur me kohë ambasadore nderi aty brenda, u shpreh se nuk do ta prishte martesën për një shpullë, sidomos nëse në mes ka fëmijë, duke sjellë si shembull një shoqe italiane që kishte përfunduar lidhjen pas një akti dhune.

“Një vajzë shqiptare, edhe nëse mbaron dashuria, qëndron për respekt të fëmijëve. Edhe i përballet çdo gjëje, edhe të ketë ndonjë debat. Një shoqe e imja italiane e ka lënë të dashurin e saj pas shtatë vitesh sepse i ka futur një shpullë. Unë personalisht nuk jam dakord.

Të jesh shtatë vite me një person, të kesh fëmijë dhe të prishesh për një shpullë, nuk e kisha prishur martesën për një shpullë. Nuk po them dhunë, se s’më ka lindur babai për të më rrahur dikush. Por duhet të mendohet për fëmijën, për traumat e fëmijës, a mundet kjo gjë të rregullohet apo jo. Unë personalisht kisha vuajtur vetë, çfarë faji ka fëmija,” ishte deklarata e plotë e saj.

Fatmirësisht, komentuesit nuk ngurruan ta adresojnë prapambetjen e kësaj deklarate, duke e kritikuar masivisht:

Disa argumente pse po, prishet martesa dhe për 'një

Disa argumente pse po, prishet martesa dhe për 'një

Disa argumente pse po, prishet martesa dhe për 'një

Disa argumente pse po, prishet martesa dhe për 'një

Disa argumente pse po, prishet martesa dhe për 'një

Megjithatë, nëse është dikush që e dëgjoi këtë deklaratë të Brikenës, ra dakord me të, iu ndryshua mendja prej saj apo thjesht e injoroi, le të ndalemi në disa argumente konkrete pse në fakt, fjalë të tilla i përkasin një mendësie problematike.

Si fillim, problemi i parë është ndarja e dhunës në "të pranueshme" dhe "të papranueshme". Një tek shpullë nuk është më pak dhunë se "e rrahura" që thotë Brikena duke iu referuar dhunës konstante nga partneri në familje. Shuplaka është dhunë fizike, pavarësisht sesa rast i izoluar mund të duket në moment. Dhe kur normalizohet si diçka për të cilën nuk ia vlen të prishësh një martesë, kështu hap rrugën për justifikime të tjera: sot një shpullë, nesër dy e kështu me radhë.

Pastaj, ideja se fëmijët përfitojnë ndonjë gjë nga një prind që duron dhunën është një mit i vjetër dhe tingëllon qesharake teksa e lexon e zeza mbi të bardhë. Fëmijët nuk kanë nevojë për një martesë dy njerëzish me çdo kusht më shumë sesa kanë nevojë për një mjedis të sigurt familjar. Të rritesh në një shtëpi ku dhuna relativizohet nuk është më pak traumatike sesa një divorc, madje, siç tregojnë vetë fëmijë që janë rritur në mënyrë të tillë, shpesh është më keq, sepse modeli që u transmetohet është se cenimi i kufijve është diçka që duhet toleruar. 

Deklarata e Brikenës krijon edhe një tjetër problem që e hasim shpesh në përditshmëri po edhe në televizion me sa duket: romantizimi i vuajtjes si virtyt shqiptar. Ideja se "gruaja shqiptare" është "më e fortë" sepse duron më shumë (shpulla) nuk është kompliment, por është thjesht një mënyrë për të justifikuar pritshmëri të padrejta dhe çnjerëzore ndaj saj. Të largohesh nga një marrëdhënie e dhunshme nuk është mungesë përgjegjësie, por vendosje kufijsh e nëse "gruaja shqiptare" është kaq mazokiste, na vjen keq Brikena, por prapë s'është shembull për t'u ndjekur.

Ideja nuk është t'i bëjmë gjyq publik Brikenës, për sa kohë kjo deklaratë nuk po del nga goja e një profesionisti si psikologu a sociologu i marrëdhënieve familjare, megjithatë kur deklarata të tilla bëhen në një format me audiencë të gjerë, nuk mbeten thjesht mendime personale. Një adoleshent/e i/e ri/e, informacioni i të cilit kufizohet nga algoritmi i Instagramit apo TikTokut, dëgjon deklarata të tilla të servirura si karrem klikimesh (e njohur së fundmi edhe si "ragebait") dhe e "ha sapunin për djathë". Dhe në rastin më të keq, kjo nuk ndodh vetëm me adoleshentët.

Kështu, rrezikohet të përforcohen bindje që shoqëria shqiptare ka nevojë të përpiqet t’i lërë pas, bindje se dhuna "varet nga rasti", se familja duhet ruajtur me çdo kusht për hir të të qenit familje dhe se durimi është gjithmonë zgjedhje fisnike.

REELS

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Some arguments why yes, marriages can break up even for 'a slap'

Disa argumente pse po, prishet martesa dhe për 'një
Photo: Brikena Selmani/ Instagram

During a discussion on "Big Brother VIP Albania 5", Brikena, who has long been a self-proclaimed honorary ambassador there, said that she would not break up a marriage over a slap, especially if there are children involved, citing as an example an Italian friend who had ended the relationship after an act of violence.

"An Albanian girl, even if love ends, stands up for the respect of her children. She faces everything, even if there is an argument. An Italian friend of mine left her boyfriend after seven years because he slapped her. I personally disagree.

"Being with one person for seven years, having a child and breaking up over a slap, I wouldn't have broken up my marriage over a slap. I'm not saying violence, because I wasn't born with a father to beat me. But you have to think about the child, about the child's trauma, can this be fixed or not. I personally suffered myself, what is the child's fault," was her full statement.

Fortunately, commentators did not hesitate to address the ignorance and backwardness of this statement, massively criticizing it:

Disa argumente pse po, prishet martesa dhe për 'një

Disa argumente pse po, prishet martesa dhe për 'një

Disa argumente pse po, prishet martesa dhe për 'një

Disa argumente pse po, prishet martesa dhe për 'një

Disa argumente pse po, prishet martesa dhe për 'një

However, if there is anyone who heard this statement by Brikena, agreed with it, changed their mind because of it, or simply ignored it, let's dwell on some concrete arguments why, in fact, such words belong to a problematic mindset.

To begin with, the first problem is the division of violence into “acceptable” and “unacceptable”. A single slap is no less violence than “beating” as Brikena says, referring to constant violence by a partner in the family. A slap is physical violence, no matter how “isolated” an incident it may seem at the moment. And when it is normalized as something that is not worth breaking up a marriage for, it paves the way for other justifications: today one slap, tomorrow two, and so on.

Then, the idea that children gain anything from a parent who tolerates violence is an old myth and sounds ridiculous when you read it in black and white. Children do not need a marriage of two people at all costs any more than they need a safe family environment. Growing up in a home where violence is relativized is no less traumatic than a divorce, and, as children who have been raised in such a way themselves show, it is often worse, because the model transmitted to them is that violating boundaries is something to be tolerated. 

Brikena's statement creates another problem that we often encounter in everyday life and on television, apparently: the romanticization of suffering as an Albanian virtue. The idea that the "Albanian woman" is "stronger" because she endures more (slap) is not a compliment, but is simply a way to justify unfair and inhumane expectations towards her. Leaving a violent relationship is not a lack of responsibility, but setting boundaries, and if the "Albanian woman" is so masochistic, we are sorry Brikena, but she is still not an example to follow.

The idea is not to publicly judge Brikena, as long as this statement is not coming from the mouth of a professional such as a psychologist or sociologist of family relations, however, when such statements are made in a format with a wide audience, they do not remain simply personal opinions. A young teenager, whose information is limited by the Instagram or TikTok algorithm, hears such statements served as click bait and "eats the soap for cheese". And in the worst case, this does not only happen to teenagers. Thus, there is a risk of reinforcing beliefs that Albanian society needs to try to leave behind, beliefs that violence "depends on the case", that the family must be preserved at all costs for the sake of being a family and that patience is always a noble choice.