Një nga fanset e tij më të mëdha, një 18-vjeçare e sëmurë me kancer e quajtur Alisa Finley, kishte vendosur në majë të listës së dëshirave “një puthje nga Channing Tatum”. Aktori i ktheu një video-mesazh si përgjigje.
Në video Channing i dërgon Alisës një puthje, por bën gjithashtu edhe një interpretim të këngës Happy së bashku me bashkëshorten Jenna Dewan-Tatum. Alisa, e diagnostikuar me kancer në tru, ka gjithashtu të përfshirë në listë: “të puth dikë nën kullën Eiffel” dhe “të mbaj në duar një këlysh luani”.
Burimi: Cosmopolitan