Pothuajse një muaj pasi Chris Hemsworth u cilësua si "Mashkulli më Seksi" nga revista People, Kate Upton u zgjodh si Femra më Seksi e Vitit.
Lajmërimi u bë në festën e inagurimit të çmimeve të revistës People. Modelja 22-vjeçare është e para femër që ka marrë këtë çmim.
Upton, e cila është modele dhe aktore, tha, ndërsa mori trofeun: "Ky është nder për mua, pasi të jesh seksi do të thotë të jesh me vetëbesim dhe e lumtur dhe unë kështu përpiqem gjithmonë të jem.
Fituesit e çmimit zgjidhen nga redaktorët e People dhe Entertainment Weekly.
Me çmime u nderuan edhe: Karlie Kloss si Modelja e Vitit, Kate Hudson si e Famshmja Shembull e Vitit dhe Gwen Stefani si Ikona e Stilit e Vitit.
Upton është modelja e parë, e cila është shfaqur e vetme në dy kopertina të ndryshme të revistës Sports Illustrated Swimsuit edition.
Burimi: Entertainment Weekly
#showbiz