News

Amsterdami bëhet qyteti i parë në botë që ndalon këtë lloj reklame

Amsterdami bëhet qyteti i parë në botë që ndalon

Amsterdami vendosi të jetë qyteti i parë në botë që ndalon reklamat nga kompanitë e karburanteve fosile dhe aviacionit në një përpjekje për të zvogëluar reklamat e tepërta të karburanteve fosile (lëndë djegëse fosile – lëndët e krijuara nga procese të gjata bio dhe gjeokimike, shpesh milionavjeçare).

Kjo do të thotë që automjetet me lëndë djegëse fosile, siç janë makinat me benzinë, nuk do të reklamohen më në stacionet e metrosë në Amsterdam ose në qendrën e qytetit. Ligji i ri erdhi si pasojë e lëvizjeve masive në dhe rreth kryeqytetit të cilat u drejtuan nga nisma Reclame Fossielvrij.

“Vendimi për të ndaluar reklamimin e karburanteve fosile nga stacionet e metrosë vjen në një moment vendimtar në luftën kundër ndryshimit të klimës. Reklamat që paraqesin lëndët djegëse fosile si normale përkeqësojnë përçarjen e klimës dhe nuk kanë vend qytet,” tha (via Euronews) Femke Sleegers, koordinator i Reclame Fossielvrij.

Amsterdami bëhet qyteti i parë në botë që ndalon

Fushata holandeze për momentin synon vetëm kryeqytetin, por nuk përjashtohet mundësia që të përhapet në qytete të tjera të mëdha, si Hagë, Roterdam dhe Utrecht.

“Të gjitha reklamat promovojnë nivele të paqëndrueshme të konsumit, pasi shumica e produkteve të reklamuara janë produkte për të cilat askush nuk ka nevojë. Kur njerëzit blejnë gjëra të domosdoshme, ata i blejnë ato sepse ekziston një nevojë e natyrshme e cila nuk ka nevojë t'u reklamohet atyre. Në mënyrë që të përmbysim krizën e klimës, ne duhet të synojmë të gjitha reklamat, jo vetëm lëndët djegëse fosile.” – tha (via Euronews) Leo Murray, themelues i një organizate për klimën, Possible, që synon të ndalojë këto reklama në Mbretërinë e Bashkuar.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Amsterdam becomes the first city in the world to ban this type of advertising

Amsterdami bëhet qyteti i parë në botë që ndalon

Amsterdam decided to be the first city in the world to ban advertising by fossil fuel and aviation companies in an effort to reduce excess fossil fuel advertising (fossil fuels - materials created by lengthy bio- and geochemical processes, often millions of years old). .

This means that fossil fuel vehicles, such as petrol cars, will no longer be advertised at Amsterdam metro stations or in the city center. The new law came as a result of mass movements in and around the capital which were led by the Reclame Fossielvrij initiative.

"The decision to ban the advertising of fossil fuels from subway stations comes at a crucial moment in the fight against climate change. Advertisements that present fossil fuels as normal exacerbate climate change and have no place in the city, ”said (via Euronews) Femke Sleegers, Fossielvrij Advertising Coordinator.

Amsterdami bëhet qyteti i parë në botë që ndalon

The Dutch campaign currently targets only the capital, but the possibility of it spreading to other major cities, such as The Hague, Rotterdam and Utrecht, is not ruled out.

"All advertising promotes volatile levels of consumption, as most of the products advertised are products that no one needs. When people buy essentials, they buy them because there is a natural need which does not need to be advertised to them. "In order to reverse the climate crisis, we must target all advertising, not just fossil fuels." - said (via Euronews) Leo Murray, founder of a climate organization, Possible, which aims to ban these ads in the UK.