News

Çfarë është COP26 dhe pse është kaq i rëndësishëm?

Çfarë është COP26 dhe pse është kaq i

Kohëve të fundit, ka të ngjarë të keni dëgjuar ose lexuar për COP26 - por a e dini vërtet se çfarë është dhe pse ka kaq shumë rëndësi?

Konferenca e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike (emri zyrtar për COP e klimës – Konferenca e Palëve) mbahet çdo vit që nga viti 1995. Takimet dy-javore janë një hapësirë e rëndësishme për palët e interesuara për të diskutuar krizën klimatike në nivel global.

Këto konferenca vjetore bashkojnë shtetet që kanë nënshkruar Konventën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), një traktat ndërkombëtar mjedisor.

Çfarë është COP26 dhe pse është kaq i

Kur është COP26?

COP26 ishte menduar të zhvillohej nga data 9 deri më 19 nëntor 2020, por tani është planifikuar për në datat 31 tetor deri më 12 nëntor 2021 në Glasgow, Skoci.

Zyrtarët qeveritarë pritet të diskutojnë disa çështje duke përfshirë karbonin, financimin për vendet e cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe zgjidhjet në javën e parë. Në javën e dytë, krerët e shteteve do të negociojnë për të arritur marrëveshje.

Çfarë është COP26 dhe pse është kaq i

Pse është COP26 kaq i rëndësishëm?

Ka dy arsye kryesore pse samiti i vitit 2021 është kaq i rëndësishëm.

Së pari, Covid-19 bërë që individët dhe qeveritë t'i kushtojnë më shumë vëmendje mjedisit. Teksa shumë vende kërkojnë të rindërtojnë ekonomitë e tyre pas pandemisë, ka pasur një theks të madh në "ndërtimin më të mirë" përmes një rimëkëmbjeje të gjelbër.

Së dyti, COP26 po shihet si pasardhësi i COP21 ku u nënshkrua Marrëveshja e Parisit, padyshim suksesi më i madh në vitet e fundit. Marrëveshja e Parisit është një traktat ndërkombëtar mbi ndryshimet klimatike, i miratuar në vitin 2015. Ky traktat mbulon zbutjen, përshtatjen dhe financimin e ndryshimeve klimatike.

COP26 shihet si samiti për të trajtuar çfarë është arritur dhe çfarë nuk është arritur që nga viti 2015, duke vendosur gjithashtu plane konkrete për të arritur objektivat e Marrëveshjes së Parisit.

REELS

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

What is COP26 and why is it so important?

Çfarë është COP26 dhe pse është kaq i

You’ve probably heard or read about COP26 lately - but do you really know what it is and why it matters so much?

The United Nations (UN) Conference on Climate Change (official name for the COP Climate - Conference of the Parties) has been held annually since 1995. The bi-weekly meetings are an important space for stakeholders to discuss the global climate crisis.

These annual conferences bring together states that have signed the United Nations Framework Convention on Climate Change (UNFCCC), an international environmental treaty.

Çfarë është COP26 dhe pse është kaq i

When is COP26?

COP26 was supposed to take place from 9 to 19 November 2020, but is now scheduled for 31 October to 12 November 2021 in Glasgow, Scotland.

Government officials are expected to discuss several issues including carbon, funding for countries vulnerable to climate change, and solutions in the first week. In the second week, the heads of state will negotiate to reach an agreement.

Çfarë është COP26 dhe pse është kaq i

Why is COP26 so important?

There are two main reasons why the 2021 summit is so important.

First, Covid-19 prompted individuals and governments to pay more attention to the environment. As many countries seek to rebuild their economies after the pandemic, there has been a strong emphasis on “better construction” through a green recovery.

Second, COP26 is being seen as the successor to COP21 where the Paris Agreement was signed, arguably the biggest success in recent years. The Paris Agreement is an international treaty on climate change, adopted in 2015. This treaty covers the mitigation, adaptation and financing of climate change.

COP26 is seen as the summit to address what has been achieved and what has not been achieved since 2015, also setting out concrete plans to achieve the objectives of the Paris Agreement.