Sipas një sondazhi të realizuar së fundmi në vendin tonë, rezulton se vendet që punësojnë më shumë të rinjtë shqiptarë janë 'Call Center'-i, bankat dhe fusha e fasoneve.
E ftuar në emisionin 'Wake Up' në Top Channel, Ornela Liperi, kryeredaktore e revistës ekonomike 'Monitor', tha se ka një arsye kryesore se përse rinia shqiptarë nuk arrinë të gjejë punë në profesion pas përfundimit të studimeve. Ajo shtoi se studentët zgjedhin degë që nuk kanë lidhje me kërkesën e tregut dhe për këtë arsye ngelin pa punë.
'Ka një mospërputhje midis zgjedhjes së dëgëve të studimit dhe tregut të punës. Të rinjtë investojnë 4 vite nga jeta tyre duke studiuar, lënë mënjanë të ardhurat që mund të kishin marrë nga një punë tjetër, me shpresën se do fillojnë një punë të mirë, do marrin më shumë të ardhura dhe shpresojnë që ky investim do t'i kthehet pas. Por kjo nuk po ndodh sepse kemi studentë që sot por investojnë në juridik apo ekonomik dhe po punojnë në call center, ku duhet vetëm gjuha italiane', deklaroi Liperi.