Anabelizim

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje
Foto: Angelo Haruni/ Top Channel, Neada Muçaj/ Instagram

Disa histori ndonjëherë rikthehen atëherë kur as nuk e pret, në momentin më të papërshtatshëm. Dikush nga e shkuara, të cilin ndoshta e ke harruar ose po përpiqesh ta harrosh, shfaqet fare papritur duke folur për gjithçka që ndodhi mes jush. Situata bëhet edhe më e sikletshme kur këto rrëfime ndodhin në publik, kur (e theksojmë) vetëm njëra palë flet.

Big Brother-i i këtij viti ka qenë dëshmi e gjallë e këtyre momenteve. Pas Mateos me Brikenën, radhën e ka Angelo me Neadën. Nga loja e Angelos brenda shtëpisë, pak gjëra mbetën për t’u kujtuar (kjo ishte arsyeja pse u eliminua), por ai u sigurua që diçka të përflitej, ndonëse nuk i përkiste vetëm atij.

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje

Teksa diskutonte në “Big Brother VIP Fan Club” për eksperiencën në spektakël dhe arsyet pse nuk arriti të krijonte një lidhje gjatë qëndrimit, kujtoi se ndoshta kjo pamundësi vinte sepse ende ndikohej nga një romancë e së kaluarës: një lidhje trevjeçare, e përfunduar prej thuajse një viti. Kush ishte ajo? “Është Neada,” tha ai.

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje

Pa e kuptuar (ose ndoshta duke e kuptuar shumë mirë), e zhvendosi vëmendjen nga çfarë (nuk) bëri brenda shtëpisë te një histori që i përkiste së shkuarës. Për disa, deklaratat e tij mund të duken si ndjenja të pashuara: një ish që ende flet, ende kujdeset, madje edhe këshillon përmes ekranit. Por përtej fjalëve të zbukuruara, ka diçka problematike në gjithë këtë rrëfim.

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje

Të flasësh publikisht për një ish-partnere, pa dëshirën dhe reagimin e saj, aq më tepër kur të dy nuk e zbuluat publikisht lidhjen sa ishit bashkë, nuk është sinqeritet, por shkelje e një kufiri që duhet të ishte respektuar.

Neada ende nuk ka reaguar ndaj deklaratave, por Angelo u sigurua që të gjithë të dinim diçka mbi lidhjen e tyre, ndjenjat dhe përzemërsinë që kishte ende ndaj saj. Foli për të edhe te “Ftesë në pesë”.

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje

"Loja" e vërtetë paska filluar jashtë shtëpisë dhe titujt e lajmeve mbi Angelon qëndrojnë shumë larg Big-ut, të gjithë përqendrohen te Neada. Por ndryshe nga herët e tjera, publikut duket se i ka ardhur në majë të hundës nga dramat e kota, nga historitë që tregohen në kurriz të privatësisë së dikujt tjetër, të paktën kjo kuptohet nga komentet në dy prej intervistave ku ai foli.

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje

Heshtja ndonjëherë tregon më shumë se fjalët e tepërta. Mbyllja e një kapitulli me respekt, edhe kur ndjenjat nuk janë zhdukur plotësisht, është mënyra më e mirë për të treguar respekt për dikë që ke dashur vërtet.

REELS

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Angelo and the former romance that came out of the archive without permission

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje
Photo: Anxhelo Haruni/ Top Channel, Neada Muçaj/ Instagram

Some stories sometimes come back when you least expect it, at the most inopportune moment. Someone from your past, whom you may have forgotten or are trying to forget, suddenly appears talking about everything that happened between you. The situation becomes even more awkward when these stories happen in public, when (we emphasize) only one party is speaking.

This year's Big Brother has been living proof of these moments. After Mateo and Brikena , it's Anxhelo and Neada's turn. From Anxhelo's game inside the house, few things were left to remember (this was the reason why he was eliminated), but he made sure that something was talked about, even though it didn't belong only to him.

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje

While discussing in the "Big Brother VIP Fan Club" about his experience on the show and the reasons why he was unable to create a relationship during his stay, he remembered that perhaps this inability came because he was still affected by a past romance: a three-year relationship, which ended almost a year ago. Who was she? "It's Neada," he said.

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje

Without realizing it (or perhaps realizing it too well), he shifted the focus from what he (didn't) do inside the house to a story that belonged to the past. To some, his statements may seem like unspoken sentiments: an ex who still talks, still cares, even advises through the screen. But beyond the fancy words, there is something problematic about this whole narrative.

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje

Speaking publicly about an ex-partner, without her desire and reaction, especially when the two of you did not publicly disclose the relationship while you were together, is not honesty, but a violation of a boundary that should have been respected.

Neada has yet to respond to the statements, but Anxhelo made sure we all knew something about their relationship, the feelings and affection he still had for her. He also spoke about it on "Invitation to Five".

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje

The real "game" has begun outside the house and the headlines about Angelo stay far away from Big, all focused on Neada. But unlike other times, the public seems to have had enough of the unnecessary drama, of the stories that are told at the expense of someone else's privacy, at least this is understood from the comments in two of the interviews where he spoke.

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje

Angelo dhe ish-romanca që doli nga arkiva pa leje

Silence sometimes says more than words. Closing a chapter respectfully, even when feelings haven't completely faded, is the best way to show respect for someone you truly loved.