Anabelizim

Alba, e keqja më e vogël e kësaj Ferme 

Alba, e keqja më e vogël e kësaj Ferme 

Nëse ka një emër që ka krijuar më shumë zhurmë se kushdo në “Ferma VIP 2”, është Alba Pollozhani. E ardhur nga “Për’Puthen” – që në vetvete është një lloj mëkati që s’të falet nga fermerët tanë snobë – Alba nisi vrullshëm një eksperiencë ku shumë prej pjesëmarrësve kujtojnë se e kanë nisur për të dalë prej tij me ndonjë çmim Nobel për paqen.

Që në hyrje, Alba ra në sy për ekstravagancë – por jo të tipit që ngjall frikë a admirim. Ishte më shumë ajo vajza që shkon në fermë me taka dhe fustan super të hapur me printe leopardi. Pa klas, sipas shumëkujt, por me një vetëbesim që shpesh i irriton njerëzit dhe i bën ta paragjykojnë para se të kenë mundësi ta njohin.

“Burrin e dua mysliman, biznesmen” – ishte deklarata e parë që mbajmë mend prej saj në Fermë. Alba është tipologjia e vajzës për të cilën shoqëria "vdes": pak provokuese, pak naive, pak pa filtra – një kombinim që të gjithë e shohin si kërcënim për "moralin" publik, por zbavitjen ideale private.

Ajo është thjesht shënjestra perfekte. Nuk është aq "e dobët" sa të të dhimbset, por as aq inteligjente sa të të përmbysë pritshmëritë. Është e padëmshme. Dhe kjo i çmend njerëzit: e sulmojnë, se e panë tani që nuk të kthehet në të njëjtat mënyra mizore.

Kur Alba shpallet kryefermere, Erand Sojli, që e ka shfaqur neverinë e tij për të që në fillim, i thotë që t'i "zhduket nga sytë". Sepse nuk duron dot të marrë udhëzime nga një vajzë kaq "e paedukatë", emërtim që s'përton t'ia thotë si në sy, si teksa bën thashetheme me Frederikun.

Frederik Ndoci, që është artist për nga profesioni, shpesh flet si një komentues me tre profile fake në TikTok. Ai bëhet palë me Erandin - duke treguar këtë forcë të madhe karakteri që jo pak herë e shohim në jetë - dhe thur planin gjenial: hajde injorojmë totalisht këtë budallaçkën e pamoralshme dhe fillojmë tallemi me çdo gjë që thotë.

Alba, nga ana tjetër, përpiqet t’u flasë me përulje, me mirësi, pak edhe nga dëshira e saj për t'u pëlqyer nga të gjithë, si një fëmijë që s’e kupton pse është ngatërruar në një dramë të të rriturve – dhe kjo ndjesi padashur, është më njerëzorja që ka ndodhur në këtë show.

Në anën tjetër, vajzat – Kejsi, Nur, dhe Big Mama – nuk kanë ndërtuar një front kritik, por një lloj "klubi morali" me synim: izolimin e Albës.

Kejsi e sheh Albën si rrezik për vëllain e saj të zgjedhur, Limin, interesin romantik të Albës. Nur ka një lloj xhelozie të pazëshme prej faktit që Limi zgjodhi Albën para saj, pasi sigurisht, ku krahasohen ato të dyja bashkë? Big Mama bën ligjin e "nënës shqiptare" dhe ka misionin e rëndësishëm për të vënë në vend moralin e vajzave të ndershme, të cilat sipas saj, "s'duhet të nxisin kurrë meshkujt".

Të gjitha bashkë thurin një skenë që s’do kalonte as audicionet e një telenovele spanjolle: dërgojnë Ganiun në krevatin e Albës teksa ajo ishte në gjumë. Alba zgjohet e tronditur. Ata qeshin. Dhe askush nuk merr përgjegjësi. Sepse përse ndihet e ngacmuar seksualisht Alba, kur ajo sipas këtyre fermerëve duket se është krejt tolerante ndaj të tilla situatave?

I vetmi vend ngushëllimi për Albën në këtë cirk, është Limi. Midis tyre ka flirt. Ka tension. Ka shumë tërheqje seksuale. Dhe jo, nuk është fare vulgare siç e kanë quajtur nëpër komente. Është e sinqertë. Ka diçka mes tyre që, edhe pse nuk është dashuria e qelibartë që ëndërrojmë të shohim ne në ekran, nuk të jep kurrë energji negative. 

Pra, Alba është një vajzë që nuk të mrekullon me mençurinë e saj, por s'të jep ndonjëherë as ndjesi ligësie. Nuk është më e mprehta, por ka momentet më të sinqerta aty brenda. A është e irritueshme? Po. Edhe vetë Zhaku me Kastron që funksionojnë aty si një zë më kritik dhe shpesh i kanë dalë në mbrojtje, acarohen prej saj. Por Alba qesh edhe me përqeshjet që i bën Kastro zërit të saj, pa mbajtur asnjë mllef.

Në fund të ditës, problemi nuk është Alba. Problemi është si i gjithë grupi, që shfaqet aty me etiketën “V.I.P.”, ka gjetur rehati kaq të madhe duke u bërë palë dhe duke hedhur sulme të ulëta ndaj një personi të vetëm. Dhe nëse ky është standardi i madhështisë në atë shtëpi, atëherë le të jemi të qartë – nuk është Alba delja e zezë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Alba, the lesser evil of this Farm

Alba, e keqja më e vogël e kësaj Ferme 

If there's one name that has created more buzz than anyone else on "VIP Farm 2," it's Alba Pollozhani. Coming from "Për'Puthen" – which in itself is a kind of sin that is unforgivable by our snobby farmers – Alba hastily embarked on an experience that many of the participants remember starting with the intention of coming out of it with a Nobel Peace Prize.

From the moment she entered, Alba stood out for her extravagance – but not the kind that inspires fear or admiration. She was more of a girl who goes to the farm in heels and a super open leopard-print dress. Classless, according to many, but with a self-confidence that often irritates people and makes them prejudge her before they have a chance to get to know her.

"I want a Muslim, businessman husband" – was the first statement we remember from her in Fermë. Alba is the type of girl that society "dies" for: a little provocative, a little naive, a little unfiltered – a combination that everyone sees as a threat to public "morality", but ideal private entertainment.

She's just the perfect target. She's not "weak" enough to make you feel sorry for her, but not smart enough to subvert your expectations. She's harmless. And that's what drives people crazy: they attack her, because they've seen her now, so she doesn't go back to the same cruel ways.

When Alba is declared head farmer, Erand Sojli, who has shown his disgust for her from the beginning, tells her to "get out of his sight." Because he can't stand taking instructions from such an "uneducated" girl, a label he doesn't dare to say to her face to face, like while gossiping with Frederik.

Frederik Ndoci, who is an artist by profession, often speaks as a commentator with three fake profiles on TikTok. He sides with Erand - showing this great strength of character that we often see in life - and hatches a brilliant plan: let's completely ignore this immoral fool and start making fun of everything she says.

Alba, on the other hand, tries to speak to them with humility, kindness, a little out of her desire to be liked by everyone, like a child who doesn't understand why she's been entangled in an adult drama - and this feeling, unwittingly, is the most human that has happened on this show.

On the other hand, the girls – Kejsi, Nur, and Big Mama – have not built a critical front, but a kind of "morality club" with the goal: isolating Alba.

Kejsi sees Alba as a threat to her chosen brother, Lim, Alba's romantic interest. Nur has a kind of silent jealousy of the fact that Lim chose Alba over her, because of course, where do the two of them compare? Big Mama makes the law of the "Albanian mother" and has the important mission of putting in place the morality of honest girls, who according to her, "should never encourage men."

All together they weave a scene that wouldn't even pass the auditions for a Spanish soap opera: they send Gani to Alba's bed while she was asleep. Alba wakes up shocked. They laugh. And no one takes responsibility. Because why does Alba feel sexually harassed, when according to these farmers she seems to be completely tolerant of such situations?

The only place of comfort for Alba in this circus is Limi. There is flirtation between them. There is tension. There is a lot of sexual attraction. And no, it is not at all vulgar as they have called it in the comments. It is sincere. There is something between them that, although it is not the amber love that we dream of seeing on screen, never gives you negative energy. 

So, Alba is a girl who doesn't amaze you with her wisdom, but she never gives you a feeling of evil either. She's not the sharpest, but she has the most sincere moments inside. Is she irritating? Yes. Even Jacques and Castro, who function as a more critical voice and have often come to her defense, are irritated by her. But Alba laughs even at Castro's mockery of her voice, without holding back any anger.

At the end of the day, the problem isn't Alba. The problem is how the entire group, which appears there with the label "VIP," has found so much comfort in siding with and hurling vile attacks at a single person. And if that's the standard of greatness in that house, then let's be clear — Alba is not the black sheep.

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.