
Qeset plastike për mbështjellje janë të dobishme në kuzhinë, por disa gabime të zakonshme, si ngrohja e ushqimeve të gabuara apo mungesa e një mbylljeje hermetike, mund të çojnë në shkrirje, prishje ushqimi dhe rreziqe për shëndetin.
Ja 4 gabime në përdorimin e qeses plastike për mbështjellje në kuzhinë që ndoshta nuk e dije që po i bëje:
1. Po mbështjell një ushqim të sapodalë nga temperatura të larta
Qeset plastike të zakonshme (si ato për mbështjellje ushqimi) nuk duhen përdorur kurrë menjëherë pasi keni nxjerrë diçka nga furra, soba, skara apo pajisje të tjera me nxehtësi të lartë, pasi qeset përbëhen nga polietileni, një material shumë i hollë që shkrihet lehtë.
“Mos përdorni qese plastike pasi keni nxjerrë një ushqim direkt nga furra tradicionale, mikrovala, skara, tenxheret elektrike, fritezat e ajri apo ngrohësit me presion,” shpjegon eksperti Charry Edwards Brown.
“Temperatura maksimale e sigurt për këto qese është 100 gradë Celcius, gjithçka mbi këtë temperaturë përbën rrezik."
2. Po mbështjell ushqime të ngrohta me përmbajtje të lartë yndyre ose sheqeri
Yndyrnat (veçanërisht ato bimore si vaji i lulediellit) dhe sheqernat, nëse janë ngrohur paraprakisht, shkaktojnë shkrirje të qeses plastike apo edhe çlirimin e substancave kimike në ushqim.
Sheqeri, për shembull, arrin temperaturat e karamelizimit shumë shpejt dhe fillon të krijojë flluska, gjë që nuk është aspak e sigurt kur përdor qese plastike.
3. S'po lë hapësirën e nevojshme midis ushqimit dhe qeses plastike
Në mikrovalë, qesja plastike duhet gjithmonë të përcjellë avullin, ndryshe, presioni mund të grumbullohet dhe të shkaktojë shkrirje, shpërthim të qeses mbështjellëse ose djegie të ushqimit.
“Lër hapur një qoshe të qeses ose bëj një prerje rreth 2–3 centimetra që avulli të dalë. Gjithashtu, lër një hapësirë prej rreth 2.5 centimetra midis ushqimit dhe qeses për të shmangur shkrirjen e saj mbi ushqim,” këshillon Brown.
Ngrohja duhet të bëhet me intervale 3-minutëshe për të ruajtur cilësinë dhe sigurinë.
4. Mungon një mbyllje hermetike kur ruan ushqimin
Kur përdor qese plastike për ruajtjen e ushqimit, të duhet një mbyllje sa më hermetike.
Kjo ndalon tharjen, oksidimin dhe përhapjen e aromave nga/tek ushqimet e tjera. Në ngrirje, një mbyllje e mirë mund të zgjasë jetëgjatësinë e ushqimeve.
Rekomandohet dyfishimi i shtresës së letrës mbështjellëse plastike, sidomos për ngrirje; kombinimi me letër alumini ose letër për ngrirje ndihmon në shmangien e dëmtimit nga ngrirja.
Këshillë praktike: Mbështille akulloren me qese plastike përpara se të mbyllësh kapakun, ndihmon në shmangien e kristaleve të akullit.
Burimi: EatingWell