
Jetesa deri në moshën 117 vjeç shkon deri në kufijtë e të pabesueshmes, por Maria Branyas Morera, është një dëshmi e gjallë e saj.
Maria Branyas Morera, ose M116 siç përmendet në një studim shkencor revolucionar, vërteton se sekreti i një jete të gjatë e të shëndetshme mund të jetë një dietë e mirë.
Për të kuptuar se çfarë e bënte M116 kaq unike, shkencëtarët analizuan ADN-në, proteinat, metabolizmin, mikrobiomën e zorrëve dhe epigjenetikën (mënyrën se si rregullohet shprehja e gjeneve).

Shpjegim: Mikrobioma e zorrëve është bashkësia e të gjithëmikroorganizmave (kryesisht baktere, por edhe viruse, kërpudhave mikroorganizma të tjerë) që jetojnë në traktin tonë tretës, sidomos në zorrën e trashë.
Mostrat u morën nga gjaku, pështyma, urina e feçet, dhe u krahasuan me ato të personave më të rinj, por edhe të të tjerëve që e kishin arritur moshën 110 vjeç. U bënë një sërë analizash, të cilat e bënë më të lehtë për studiuesit të kuptonin arsyen e kësaj jetëgjatësie.
Rezultatet treguan se M116 nuk kishte arritur në këtë moshë vetëm falë fatit, por si pasojë e stilit të jetesës.
Mikrobioma e zorrëve: Ajo konsumonte tre vakte kos në ditë përgjatë 20 viteve të fundit. Kosi përmban një sërë bakteresh të dobishme, të cilat në moshat e treta janë më të ulëta. Ky nuk ishte rasti i saj, pasi tek Maria nivelet e tij ishin jashtëzakonisht të larta.

Telomeret - pjesë shumë të vogla të ADN-së që ndodhen në skajet e kromozomeve tona: Megjithëse telomeret e saj ishin shumë të shkurtra, gjë që zakonisht lidhet me sëmundje të moshës, Maria kishte shëndet të mirë. Në rastin e saj, telomeret funksiononin më shumë si “orë biologjike” se sa si tregues sëmundjeje.

Variacione të rralla gjenetike: ADN-ja e saj përmbante variante të rralla gjenesh të cilat ndihmonin që zemra dhe truri i saj të funksionin më së miri. Ndryshe nga shumica e njerëzve të moshuar, sistemi i saj imunitar nuk tregoi rënie tipike me moshën. Qelizat e saj silleshin sikur ishin rreth 23 vjet më të reja se mosha reale dhe ky ishte një faktor kyç i jetëgjatësisë së saj.
Historia e Maria-s tregon se jetëgjatësia nuk varet vetëm nga gjenetika, por nga ndërthurja e biologjisë, stilit të jetesës dhe mjedisit.