Fashion & Beauty

Ekspertët në alarm! Gjenerata Z është e fiksuar pas nxirjes

Ekspertët në alarm! Gjenerata Z është e fiksuar pas nxirjes
Slim Aarons

 
Nxirja e lëkurës është rikthyer dhe ndoshta në nivelet më të larta se kurrë. Sipas një sondazhi të fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë (American Academy of Dermatology) 28% e të rinjve që bëjnë pjesë në gjeneratën Z, thanë se të nxihesh dhe të marrësh rreze janë më të rëndësishme sesa parandalimi i kancerit të lëkurës. 70 % e tyre raportuan se kishin lëkurë të nxirë.

“Si një dermatologe mbi 50 vjeç, e cila ka parë pacientë për dekada, mund të them me siguri që gjenerata Z është fiksuar me nxirjen më shumë sesa gjenerata e Millenials dhe X,” thotë dermatologia e certifikuar Noreen Galaria.

“Mendova se nxirja me qëllim do të shkonte drejt zhdukjes si pirja e duhanit, por ajo është rikthyer dhe efektet e saj të dëmshme do të zgjasin shumë më tepër”.
 
Fillimisht, e lidha këtë fiksim aktual me nostalgjinë e gjeneratës Z për fillimin e viteve 2000 dhe ringjalljen e gjithçkaje Y2K (përshëndetje xhinse me bel të ulët dhe bluza me supin jashtë), por pas bisedës me disa dermatologë dhe psikologë, arsyet për rritjen e nxirjes tek adoleshentët dhe 20-vjeçarët janë shumë më të ndërlikuara.
 
Nuk është për t’u habitur që TikTok dhe Instagram kanë luajtur një rol të madh në ‘glorifikimin’ e rutinave të nxirjes.

“Videot rreth trukeve me vajra UV dhe ndjekjes së orarit kur dielli mund të të nxijë më shumë janë kudo,” thotë Anthony Rossi, dermatolog i certifikuar dhe këshilltar mjekësor në JOYA Health.

Të rinjtë përdorin #TanTok për të shkëmbyer këshilla se si të marrin nxirjen më të mirë dhe tregojnë me krenari ‘ngjyrën’ e tyre, njësoj si të kishin një prerje të re flokësh ose pedikyrin e ri. Ata admirojnë dhe imitojnë nxirjen e influencuesve dhe madje edhe të famshëmve, si Hailey Bieber, e cila njihet për kombinimin e Carroten me SPF për të pasur një nxirje më të lartë (duke qenë se beta-karoteni, përbërësi kryesor i Carroten, rrit ndjeshmërinë ndaj diellit dhe ul efektivitetin e kremit kundër diellit).
 
“Ka një komponent të fortë shoqëror, si online, ashtu edhe në jetën e vërtetë, në lidhje me nxirjen,” thotë Ëhitney Hovenic, dermatologe e certifikuar dhe bashkëthemeluese e markës së SPF, SPOOGE, e cila është gjithashtu nënë e një vajze që i përket gjeneratës Z.

“Vajzat rrinë bashkë jashtë, bëjnë shumë gjëra për t’u nxirë dhe krahasojnë vijat e nxirjes. Një nga ‘aksesoret’ e verës është vija e “trekëndëshit të nxirjes” që del nga rrobat. Nga rrjetet sociale vjen mesazhi i fortë se të kesh pak ngjyrë është shumë në modë.”

Ironia e rikthimit të nxirjes është se gjeneratës Z është më e përfshirë në kujdesin e lëkurës sesa gjeneratat e mëparshme. Por gjithë ky ekspozim ndaj kujdesit të lëkurës dhe trajtimeve kozmetike ka krijuar një ndjenjë të rreme sigurie. Me pafundësinë e videove ‘bëhu gati me mua’, rutinave të mëngjesit dhe imazheve të transformimeve të të famshmëve, gjenerata Z ka kuptuar (gabimisht) qëndrimin “mund ta rregulloj më vonë”.

“Kjo gjeneratë mendon se mund ta dëmtojë lëkurën dhe pastaj, kur dëmtimi bëhet i dukshëm, të kursejë dhe të bëjë një procedurë për të kthyer në gjendjen e mëparshme atë që ka bërë,” thotë Dr. Galaria. Ajo shton se vetëm këtë verë, të paktën një numër i konsiderueshëm adoleshentësh i kanë thënë: “E mban mend si Lindsay Lohan kishte gjithë ato njolla dhe dëmtime nga dielli kur ishte adoleshente? Epo, ajo bëri disa trajtime dhe lazer dhe tani ka lëkurë perfekte, kështu që edhe nëse dëmtohem nga dielli, ka plot mënyra për ta kthyer mbrapsht.”

Por ajo që gjenerata Z nuk di është se ndërkohë që mund të rregullosh disa shenja të dukshme të ekspozimit në sipërfaqen e lëkurës, nën sipërfaqe ekziston dëmtimi i qelizave, që rrit rrezikun e kancerit të lëkurës.
 
“Vetëm sepse mund të fshehësh disa nga shenjat e dukshme të plakjes në lëkurë, nuk do të thotë që po ul rrezikun e kancerit të lëkurës, veçanërisht melanomës,” thotë Dr. Galaria.
 
Gjenerata Z është treguar mjaft e hapur për sa i përket vështirësive të shëndetit mendor, prandaj çdo përfitim psikologjik që sjell nxirja është veçanërisht tërheqës. “Nga një këndvështrim klinik, nxirja nuk e rrit drejtpërdrejt serotoninën në tru, por mund të përmirësojë humorin përmes mekanizmave të tjerë,” thotë Shivangi Maniar, DO, psikiatre e certifikuar dhe këshilltare mjekësore në JOYA Health.
 
Dr. Maniar përmend gjithashtu një studim që tregon se ekspozimi ndaj dritës së fortë të diellit shoqërohet me rritjen e qarkullimit të serotoninës, gjë që mund të kontribuojë në përmirësimin e humorit dhe uljen e rrezikut të depresionit; megjithatë, ky efekt i atribuohet ekspozimit të përgjithshëm ndaj dritës, jo aktit të nxirjes. “Për gjeneratën Z, të kalosh kohë jashtë për të marrë atë shkëlqimin e artë nga dielli mund të ofrojë një mënyrë të përballueshme për t’u ndjerë më mirë fizikisht dhe emocionalisht,” thotë Dr. Maniar.
 
Në fund të ditës, ndërkohë që rikthimi i nxirjes është shqetësues dhe duket si një hap prapa në zhvillimin që kemi bërë me ndërgjegjësimin për kancerin e lëkurës dhe zakonet e shëndetshme të kujdesit të saj, ekspertët bien dakord që është një mundësi për të rimenduar situatën aktuale të nxirjes. “Gjenerata Z di më shumë për kujdesin e lëkurës sesa çdo gjeneratë para tyre, megjithatë shumë ende bien pre e trendeve të rrezikshme,” thotë Dr. Hovenic.

“Duhet ta ndryshojmë mënyrën e komunikimit në mënyrë që të bëjmë një ndikim, sepse trendet dhe presionet sociale janë të fuqishme dhe pasojat mund të jenë shkatërruese.”

Dr. Hamdan thotë hapur se arsyeja pse njerëzit nxihen është sepse “në të vërtetë, një nxirje duket bukur, e shëndetshme dhe të bën të ndihesh më tërheqës.” Për një gjeneratë të fiksuar pas pamjes, dëshira për të pasur një trup të nxirë ka kuptim. Ajo që duhej të kishim bërë është të mësonim njerëzit të ishin të zgjuar me diellin. Shumë ekspozim nuk është i mirë, por as shumë pak, për shkak të niveleve të vitaminës D,” thotë Dr. Hamdan.
 
“Dielli është një forcë jete, por duhet të mësojmë ta përdorim me mençuri”, përmbyll ajo.

REELS

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

----ekspertet-ne-alarm-gjenerata-z-eshte-e-fiksuar-pas-nxirjes-i83825