
Të gjithë kemi një ide për zakonet e njerëzve me IQ të lartë, që i bëjnë ata më produktivë se të tjerët. Ndoshta mendon se këta persona janë gjithmonë të organizuar dhe të përqendruar, por e vërteta është krejt e kundërta.
Shumë nga këto zakone, kur i përshkruan, duken më shumë si “kaos i organizuar”. Por sapo i kupton, kanë kuptim dhe u kursejnë njerëzve dhjetëra orë në javë.
Ja 4 zakonet e njerëzve me IQ të lartë që duken të çuditshme, por u kursejnë atyre mbi 30 orë në javë:
1. Vendosin qëllimet ditore sipas orëve që do të punojnë, jo sipas sasive të punës
Shumë prej nesh vendosin qëllime bazuar në sa punë duan të bëjnë: “Sot do shkruaj këtë raport”, “Sot do lexoj tre kapituj”, “Sot do studioj këtë pjesë”.
Problemi? Sasia e punës është fikse, por cilësia shpesh lëviz. Nëse vendos të përfundosh një raport sot, por ai kërkon 15 orë për t’u bërë mirë, ke dy mundësi: ose e nxjerr me cilësi të ulët, ose e lë papërfunduar. Kjo shpesh sjell ankth dhe vonesa.
Më mirë cakto orët që do të punosh i/e përqendruar, pa u stresuar se sa punë do bësh saktësisht.
P.sh: “Do punoj për 4 orë i/e përqendruar në këtë raport.”
Kështu, cilësia e punës është e garantuar, ndërsa sasia mund të ndryshojë dhe kjo ndihmon shumë për të shmangur ankthin dhe zvarritjen e gjërave.
Këshillë: Përdor një kohëmatës (timer). Kur e di që është koha për punë, përqendrohesh më shumë dhe shmang shpërqendrimet.
2. Luajnë “Tetrisin njohës”; përputhin energjinë me detyrat
Një lojë mendore që përfshin të kuptosh se sa energji ke në moment dhe të zgjedhësh detyrat sipas saj.
Kur ke energji shumë të lartë, merr përsipër detyra të vështira, teste të gjata, ose punë intensive.
Kur energjia është mesatare, studion kapituj të rinj.
Kur energjia është e ulët, rishikon atë që ke mësuar më parë.
Kur energjia është shumë e ulët, sheh video ose bën gjëra më të lehta.
Në këtë mënyrë, nuk humbet energji në detyra që nuk përputhen me gjendjen tënde, dhe je shumë më produktiv/e.
3. Luajnë “Tetrisin kohor”; përshtatin detyrat me kohën që kanë
Nga ana tjetër, ata vlerësojnë saktë kohën që kanë në dispozicion dhe vendosin detyrat sipas saj.
Kur kanë shumë kohë, bëjnë teste ose punë më komplekse.
Kur kanë pak kohë, studiojnë kapituj të rinj ose bëjnë përgatitje më të lehta.
Kur kanë 30-45 minuta, bëjnë mini-testime ose përsëritje të shpejta.
Kur kanë vetëm pak minuta, rishikojnë gabimet që kanë bërë.
Kjo i ndihmon të shfrytëzojnë çdo copëz kohe në mënyrë efektive.
4. Përdorin teknikat me tre "alarme" për fokus të përqendruar në qëllime të ndryshme gjatë ditës
Në vend që të përpiqen të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe të ndihen të shpërqendruar, ata ndajnë ditën në tre periudha me fokus specifik:
Në mëngjes (p.sh. 7:30-13:00) fokusohen në shkrim dhe punë kreative.
Pasdite (13:00-17:00) i përkushtohen studimeve apo punës profesionale.
Në mbrëmje (17:00-21:00) zhvillojnë inteligjencën fizike, si me stërvitje.
Ky rregull i ndihmon që të mos shpërqendrohen dhe të fokusohen thellë në një gjë në një kohë. Kështu, përparojnë më shumë dhe kursejnë shumë kohë.
Burimi: Your Tango