16-vjeçarja nga Durrësi e cila ishte zhdukur prej 12 ditësh, është vetëdorëzuar në polici. Vajza e cila mendohej fillimisht se ishte rrëmbyer e më pas se ishte arratisur me një djalë që kishte njohur në Facebook, është paraqitur pranë Komisariatit të Sarandës.
Ajo, së bashku me djalin që kishte njohur kishin qëndruar në Sarandë. Gazije Kazia tashmë ndodhet në polici dhe është duke u marrë në pyetje, por ende nuk ka një informacion të plotë të deklaratës së saj. Ndërkohë nuk dihet nëse djali me të cilin u arratis është mbajtur nga policia apo jo.
Burimi: Albeu