Përgjithësisht, prej shumë kohësh është krijuar ideja se jugu është destinacioni i duhur për të kaluar pushimet e verës dhe jo pa të drejtë; për shkak të sektorit të shërbimeve këto zona kanë qenë prej kohësh zgjedhja e parë, megjithëse ne mund të mos shkojmë më në jug, sepse nuk kemi pse. Për më pak se 40 minuta larg Tiranës, ndodhet plazhi i Qerretit në Kavajë, një zonë jo fort e frekuentuar dhe sa mirë për këtë.
Duke u nisur nga dëshira për t’i dhënë rëndësinë e duhur këtij destinacioni turistik, për herë të parë është ndërtuar një resort në përputhje me standardet bashkëkohore. “Hotel Brilliant & SPA” hapi dyert të enjten, në 5 korrik, në një ceremoni madhështore inagurimi.
Pas prezantimit të Arbana Osmanit, njerëz të njohur të medias, biznesit dhe kulturës, pushues të huaj dhe shqiptarë, shijuan ambjentet e hotelit nën tingujt e zërave të Lind Islamit, Venera Lumanit dhe Juliana Pashës.
Hoteli është i ndërtuar përmes një arkitekture fantastike të vitit 2018 duke lejuar që çdo dhomë të ketë pamje nga deti - plot 88 të tilla, ndërkohë që 78 të tjera priten të ndërtohen. Të mos harrojmë këtu suitat, nga më të mëdhajat tek ato me frymë minimaliste.
Me një ndërthurje të ngjyrës gold, grisë dhe ngjyrave të detit, nëpër dhoma ndihet ajri i një dizajni modern.
Krahas hotelit, ka një investim të madh tek bari gjigang, restoranti me vëmendje të veçantë tek ushqimi mesdhetar, pishinat e hapura dhe të mbyllura dhe sigurisht tek ambjentet spa. Ato janë padyshim më të mirat që mund të shijoni shumë shpejt në bregdet.
Suksesi nuk do të mbarojë këtu! Aktualisht punimet janë në përfundim për projekte të tjera argëtuese që do të bëhen pjesë e resortit.
Ky hotel nuk do të kënaqë me kushtet dhe shërbimet vetëm vendasit, por edhe pushuesit e huaj, të cilët patëm fatin t’i takojmë gjatë ceremonisë së inagurimit.
Aty ku dikur mungonte investimi, në një zonë që s’kishte asgjë, sot ngrihet madhështor një hotel që përmes panoramës të krijon përshtypjen sikur je në Saint-Tropez.