News

Viktima e parë e përmbytjeve, nënë e dy fëmijëve

38-vjeçarja Monika Abrashi nga Vërdova e Pogradecit, nënë e 2 fëmijëve, është viktima e parë e përmbytjeve si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit. Sipas familjarëve të viktimës, 38-vjeçarja ka qenë duke folur në telefon në momentin e ngjarjes, dhe ka shkuar në fund të oborrit për shkak të mungesës së valëve. Përplasja e furishme e ujërave të lumit Vërdovë që kishte dalë nga shtrati me murin rrethues të shtëpisë ka shkaktuar shembjen e tij. Kjo ka bërë që Monika Abrashi të bjerë në lumë ku dhe është mbytur nga ujërat e rrëmbyeshme. Burime nga vendngjarja kanë thënë se djali i saj 12-vjeçar është munduar ta shpëtojë atë por është ndaluar nga fqinjët duke qenë se situata ishte tepër e rrezikshme. Trupi i viktimës është gjetur disa minuta më pas, pranë liqenit të Pogradecit. 2 fëmijët të mbetur tashmë jetimë, janë në pritje të kthimit të babait të tyre i cili është në emigrant.

 

Burimi: Ora News

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb