
Kur vjen puna tek takimet dhe lidhjet, shumica e grave duan të bien në dashuri me një burrë që i bën të ndihen “të sigurta”. Por kjo nuk vlen vetëm për gratë, edhe burrat duan të ndihen të sigurt!
Shpesh harrojmë se edhe burrat kanë nevojë të ndihen të sigurt me gratë që duan. Ata nuk do të nisin një lidhje të gjatë me dikë që nuk i bën të ndihen të sigurt dhe nuk duhet ta bëjnë.
Tre sjellje që e bëjnë një burrë të ndihet i sigurt dhe i dashur:
1. Trego besim dhe respekt
Mënyra më e shpejtë për të krijuar siguri emocionale është të tregosh se i beson partnerit dhe respekton nevojat e tij. Besimi dhe respekti duhet të jenë reciprokë. Nëse ka disa shokë të ngushta, trego se i beson dhe e respekton gjykimin e tij, që edhe ai të të besojë për miqtë e tu.
Xhelozia apo manipulimi nuk duhet të jenë pjesë e marrëdhënieve. As flirtimi me të tjerët për vëmendje, as përdorimi i dyshimeve për të filluar debate, të dyja janë të papranueshme.
2. Sigurohu që të ndihet i dëgjuar
Të dëgjosh partnerin tënd është thelbësore. Dëgjimi aktiv mund të jetë sfidues kur mendimet e tua ndërhyjnë ose kur mezi pret të flasësh. Por kur pasioni yt e tejkalon nevojën e tij për t’u ndjerë i dëgjuar, ai fillon të ndihet i pavlerësuar.
Nëse partneri tregon sa keq shkoi dita e tij në punë, apo sa e bezdis kur nuk ndihmon në shtëpi, dëgjo gjithçka. Mos kërko menjëherë zgjidhje apo kundërargumente, përqendrohu thjesht te çfarë thotë.
3. Duaje për atë që është, jo për potencialin e tij
Shumë gra lidhen me burra për potencialin e tyre, jo për atë që janë aktualisht. Shembuj klasikë:
“Nuk është shumë ambicioz tani, por është kaq i ëmbël. Një ditë do të bëhet baba i mrekullueshëm.”
“Është pak i paqëndrueshëm, por e shoh se ka një zemër shumë të mirë.”
Kjo duhet të ndalojë. Çdo njeri meriton të dashurohet për atë që është në këtë moment. Nuk duhet të duash dikë për atë që mund të bëhet një ditë në të ardhmen.





