Relationships

Merre lehtë! Si të kuptosh nëse e do dikë dhe si t’ia thuash (me/pa fjalë) pa asnjë siklet

Merre lehtë! Si të kuptosh nëse e do dikë dhe si t’ia
Getty

 
Për disa njerëz, të thonë “Të dua” për herë të parë mund të jetë një përzierje emocionesh,  njëkohësisht emocionuese dhe e frikshme. Për disa të tjerë, mund të duket si gjëja më e lehtë në botë.
 
Të dyja përjetimet janë krejtësisht normale. Është një hap i madh që mund ta bëjë marrëdhënien të ndihet më serioze, një konfirmim me fjalë që ndjenjat e tua janë të thella dhe dëshiron që tjetri ta dijë. Edhe nëse ke marrë të gjitha sinjalet që personi tjetër ndihet njësoj, sërish, s’mund ta dish me siguri nëse do të ta thotë mbrapsht. Kështu që, nëse ndihesh nervoz për mënyrën si t’ia thuash dikujt që e do, të kuptojmë plotësisht!
 
“Këto fjalë kanë kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm dhe për shumë persona, janë një hap i madh në një marrëdhënie,” thotë psikologia klinike dhe trajnerja e marrëdhënieve, Morgan Anderson, autorja e podcast-it “Let’s Get Vulnerable”.

“Ti mund të jesh gati t’i thuash kur ndjen dëshirën të ndash përkushtimin tënd dhe në thelb, t’i japësh siguri për atë që ndjen. Do që ai/ajo të dijë sa i/e veçantë është për ty”, shton ajo.

Vetëm ti mund ta dish kur je gati ta thuash “Të dua” me zë dhe për secilin ndodh ndryshe.
 
Terapistja e çifteve Adrienne Michelle thotë se zakonisht njerëzit e thonë rreth muajit të tretë të lidhjes, por nuk ka një orar apo moment “të përsosur”. Terapistja e martesave dhe familjeve, Kiaundra Jackson shton se, megjithëse nuk duhet të vendosësh një afat kohor për ta futur këtë shprehje në marrëdhënie, është mirë të presësh derisa të ketë kaluar faza e “muajit të mjaltit”, kur “gjithçka është e re, emocionuese dhe truri yt është i mbushur me dopaminë dhe oksitocinë”.

“Ndonjëherë mund t’i ngatërrojmë ato hormone me dashurinë, ose t’i marrim si shenjë që duam të jemi përgjithmonë me dikë”, nënvizoi psikologia.

Pra, këshilla: Thuaje kur ndjen se është koha e duhur, por sigurohu që është dashuri, jo vetëm pasion.
 
Nëse je gati të shprehësh ndjenjat, por s’e di nga ta fillosh, ekspertët e marrëdhënieve kanë dhënë mënyrat më të mira për ta bërë këtë. Mënyra më e drejtpërdrejtë është t’i thuash pikërisht ato fjalë të shkreta pa keqkuptime dhe se mesazhi yt është i qartë.
 
Por pasi ta thuash, ka plot mënyra për ta treguar dashurinë tënde në vijim. Qoftë me një mesazh të ëmbël, një letër dashurie, apo me veprime (njohja e “gjuhës së dashurisë” së partnerit është kyçe këtu!).

Si ta kuptosh që je gati të thuash “Të dua”

Të deshifrosh nëse dhe kur je me të vërtetë i dashuruar nuk është gjithmonë e qartë dhe Michelle thotë se kjo ndodh sepse dashuria mund të duket ndryshe çdo herë që e ndien.

“Dashuria është kaq tematikë e gjerë dhe e thellë! Të kuptosh çfarë lloj dashurie po përjeton dhe çfarë lloj dashurie dëshiron, është thelbësore,” thotë ajo.

Për disa, dashuria mund të ndjehet si siguri ose rehati; për të tjerë, si të ecësh nëpër botë dhe të të kujtohet vetëm personi që do. Në përgjithësi, mund të ndjesh lumturi kur je pranë personit që do, të mendosh për të ardhmen bashkë, të vlerësosh kohën që kaloni dhe t’i japësh përparësi ndjenjave e mendimeve të tij/saj.
 
Nëse je ende i pasigurt, Michelle sugjeron t’i bësh vetes pyetje si:
 
“A e dua për atë që është?”
“A e dua versionin tim kur jam pranë tij/saj?”
“A e dua mënyrën se si sillemi me njëri-tjetrin?”
“A e dua mënyrën se si lidhemi fizikisht?”
 
Këto pyetje të ndihmojnë të kuptosh nëse është një pëlqim kalimtar apo dashuri e thellë.

Të tre ekspertet bien dakord: Fakti që po pyet veten “a e dua?” është një shenjë që ndoshta po, ose je afër ta ndjesh vërtet. Nëse është kështu, ndoshta ka ardhur koha t’ia thuash. Por para se ta bësh, mendo pse dëshiron ta ndash. Nëse e bën nga detyrimi apo për arsye të tjera, ndoshta është më mirë të presësh. Por nëse e ndien fort dhe s’mund ta mbash më brenda, është shenjë që je gati.

Si dhe kur ta thuash

Duhet të zgjedhësh mënyrën dhe momentin e duhur (pa presion!). Thuaje në një situatë ku mund të përballosh çdo reagim, që nga një “Edhe unë!” e gëzuar, deri te një heshtje e habitur.

“Nuk do ta rekomandoja ta thuash kur je i dehur, në një vend plot njerëz ose me shumë zhurmë,” këshillon Anderson. Zgjidh një ambient privat dhe të qetë”.

Michelle shton: “Nëse partneri është i stresuar apo i mbingarkuar, ndoshta nuk është momenti ideal për t’i shtuar edhe këtë ndjesi.”
 
Mendo gjithashtu çfarë i përshtatet marrëdhënies suaj; a preferon partneri gjeste romantike madhështore apo momente të qeta e intime? Lejo që kjo të të udhëheqë për mënyrën dhe kohën.

Si të thuash “Të dua” me fjalë

Të thuash “Të dua” me zë është mënyra më e sigurt që tjetri ta dijë saktësisht çfarë ndjen. Nëse gjuha e dashurisë së partnerit është “fjalët afirmuese”, kjo është zgjedhja më e mirë. Ja disa mënyra për ta shprehur:
 
“Të dua.”
“Jam i dashuruar me ty.”
“Më bën të lumtur sa herë jam pranë teje.”
“Më sjell kaq shumë gëzim e emocion.”
“Më pëlqen çdo moment me ty.”
“Më frymëzon çdo ditë.”
“Kur s’jam me ty, ndihem bosh.”
“S’mund ta imagjinoj jetën pa ty.”
 “Të vlerësoj ty dhe marrëdhënien tonë shumë.”
“Je bota ime.”
“Lumturia jote është më e rëndësishmja për mua.”
“Do jem gjithmonë këtu për ty.”
“E dua jetën tonë bashkë.”
“Më pëlqen të planifikoj të ardhmen tonë!”
“Je personi më i rëndësishëm në jetën time.”
“Të qenit me ty më jep ndjesinë e shtëpisë”
“Të çmoj më shumë se ç’mund të shpreh me fjalë.”
“E ndriçon ditën time”
“E bën çdo pjesë të jetës sime më të mirë.”

Si të thuash “Të dua” pa fjalë

Jackson thekson rëndësinë e njohjes së “gjuhës së dashurisë” së partnerit, sepse jo të gjithë e përjetojnë dashurinë përmes fjalëve. Nëse partneri yt e ndjen dashurinë përmes veprave, prekjes, kohës cilësore apo dhuratave, mund ta tregosh ndryshe:
 
Ndihmoje me detyra të vështira ose merr përsipër punët kur është i lodhur.
Jepi një përqafim apo puthje të gjatë.
Bli bileta për një koncert apo aktivitet që e ka dashur gjithmonë.
Kaloni kohë të rregullt cilësore, edhe kur je i zënë.
Kujdesu për të kur është i/e sëmurë.
Sill diçka të vogël që e pëlqen: çokollatën apo lulet e preferuara.
Ndihmoje familjen ose shokët e tij/saj nëse kanë nevojë.
Bëji një masazh të ngadalshëm, pa pritur asgjë në këmbim.
Trego vëmendje ndaj tij/saj në publik.
Organizoni një darkë të veçantë, pa shpërqendrime.
Mbaje për dore, përqafoje lehtë, preki flokët gjatë ditës.
Dëgjoje me kujdes dhe kujto detajet që të ka treguar.
Bli diçka që e dëshiron, por s’e merr dot vetë.
Krijo një playlistë me këngë që të kujtojnë atë.
Lëri shënime të vogla dashurie në vende të papritura.
Rregullo diçka për të pa ta kërkuar, si makina apo kuzhina.
Gatuaji ushqimin e preferuar, thjesht për ta parë se si buzëqesh.
Shikoni bashkë një film që e pëlqen ai/ajo, edhe nëse s’është i preferuari yt.



 

REELS

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀