Relationships

Si të reagosh nëse partneri yt nuk dëshiron të përdorë prezervativ

Si të reagosh nëse partneri yt nuk dëshiron të
Foto: Womany

Të gjithë e dinë që prezervativët parandalojnë shtatzëninë dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme. Por ajo që shumë njerëz (vajza sidomos) mund të mos e dinë është si të bisedojnë me partnerin për mbrojtjen, veçanërisht nëse ai është kundër përdorimit të prezervativit. Këtu janë disa përgjigje që mund të përdorni nëse partneri juaj nuk dëshiron të përdorë prezervativ.

Tingëllojnë qesharake, e dimë, por nuk thoni dot që s'jeni ndodhur të paktën në një prej këtyre situatave:

Ai thotë: “Nuk më bën.”

Ti i thuaj: “Një prezervativ mund të na nxërë dhe ne të dyve bashkë brenda, kështu që mos u shqetëso, do të të bëjë.”

Është e vërtetë! Prezervativët janë fleksibël dhe mund të përshtaten për penise të të gjitha madhësive. :)

Ai thotë: “Seksi është më i mirë pa prezervativ.”

Ti i thuaj: “Mund të ndihet më mirë tani, por do të jetë tepër vonë nëse merr ndonjë infeksion seksualisht të transmetueshëm.”

Të keni mundësinë e të bërit seks pa u shqetësuar për përhapjen e infeksioneve ju lejon të përqendroheni te partneri dhe të shijoni momentin.

Ai thotë: “Nuk di si ta vendos.”

Ti i thuaj: “Le të mësojmë së bashku.”

Të punoni bashkë për të vendosur prezervativin në mënyrën e duhur bën që të dy të ndiheni përgjegjës dhe heq presionin nga njëri partner që të kujdeset për shëndetin seksual të të dyve.

Ai thotë: “Ti merr kontraceptivë, të dy jemi të shëndetshëm, kështu që nuk na duhet.”

Ti i thuaj: “Kontraceptivi nuk mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme! Shumë njerëz me infeksione nuk shfaqin simptoma, kështu që edhe nëse mendojmë se jemi të shëndetshëm, duhet të testohemi dhe të vazhdojmë përdorimin e mbrojtjes. Disa infeksione, si sifilisi, mund të shfaqen shumë vonë, kështu që mund ta kesh marrë nga një partnere paraardhëse gjithsesi.”

Është e vërtetë! 70% e njerëzve me një infeksion nuk shfaqin simptoma, dhe sifilisi mund të shfaqet deri në 20 vjet më vonë! Monogamia nuk garanton mbrojtje, pasi besnikëria dhe dinamika të ndryshme të marrëdhënieve nuk e eliminojnë rrezikun e infeksioneve.

Ai thotë: “Nuk më ka ndodhur ky problem me partneret e mëparshme.”

Ti i thuaj: “Unë nuk jam partneret e mëparshme. Unë e shoh mbrojtjen si një mënyrë për të më respektuar dhe për të hequr presionin e shqetësimin nga infeksionet apo shtatzënia e padëshiruar.”

Të krahasosh situatën e tanishme me partneret e mëparshme nuk është e drejtë. E shkuara ka kaluar, çdo marrëdhënie është unike. Nëse doni të përdorni prezervativ, thjesht shpjegoni se kështu funksiononi ju, dhe kjo është mënyra që partneri duhet ta pranojë.

Ai thotë: “Më parë nuk përdornim prezervativ, pse duhet të përdodrim tani?”

Ti i thuaj: “Ndryshova mendim dhe dua të filloj tani. Është në rregull të ndryshosh mendje!”

Të jeni të informuar për shëndetin tuaj seksual është pjesë e kujdesit për mirëqenien tuaj. Është gjithmonë në rregull të ndryshosh mendje dhe të marrësh vendimin më të mirë me informacionin që ke.

Nëse pas kësaj bisede partneri ende nuk respekton vendimet ose kufijtë tuaj, bëjeni të qartë që nuk do të bëni seks pa prezervativ. Nëse dikush ju kërcënon ose thotë se më mirë të ndaheni në vend që të përdorë prezervativ, ai nuk është një partner që mund t'ju respektojë juve ose veten. “Jo” do të thotë “Jo”.

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

How to react if your partner doesn't want to use a condom

Si të reagosh nëse partneri yt nuk dëshiron të
Photo: Womany

Everyone knows that condoms prevent pregnancy and sexually transmitted infections. But what many people (girls especially) may not know is how to talk to their partner about protection, especially if he is against using condoms. Here are some answers you can use if your partner doesn't want to use a condom.

They sound ridiculous, we know, but you can't say you haven't been in at least one of these situations:

He says: “It doesn’t work for me.”

You tell him: "A condom can get us both inside together, so don't worry, it will."

It's true! Condoms are flexible and can fit penises of all sizes. :)

He says: “Sex is better without a condom.”

You tell him: “He may feel better now, but it will be too late if he gets a sexually transmitted infection.”

Having the option of having sex without worrying about spreading infections allows you to focus on your partner and enjoy the moment.

He says: “I don’t know how to decide.”

You say: “Let's learn together.”

Working together to put on the condom correctly makes you both feel responsible and takes the pressure off one partner to take care of both of you're sexual health.

He says: "You take contraceptives, we are both healthy, so we don't need them."

You say: “Contraception does not protect against sexually transmitted infections! Many people with infections do not show symptoms, so even if we think we are healthy, we should get tested and continue to use protection. Some infections, like syphilis, can show up very late, so you could have gotten it from a previous partner anyway.”

It's true! 70% of people with an infection do not show symptoms, and syphilis can appear up to 20 years later! Monogamy does not guarantee protection, as fidelity and different relationship dynamics do not eliminate the risk of infections.

He says: “I haven’t had this problem with previous partners.”

You tell her: “I am not my previous partners. I see protection as a way to respect myself and to take the pressure and worry out of infections or unwanted pregnancy.”

Comparing your current situation to previous partners is not fair. The past is in the past, every relationship is unique. If you want to use a condom, simply explain that this is how you work, and this is the way your partner should accept it.

He says: "We didn't use condoms before, why should we use them now?"

You say, “I changed my mind and I want to start now. It’s okay to change your mind!”

Being informed about your sexual health is part of taking care of your well-being. It's always okay to change your mind and make the best decision with the information you have.

If after this conversation your partner still doesn't respect your decisions or boundaries, make it clear that you won't have sex without a condom. If someone threatens you or says that you'd rather break up than use a condom, they're not a partner who can respect you or themselves. "No" means "No."