Lifestyle

Mos u anko kot! Kaq pak minuta të duhen për të qenë më produktiv/e!

Mos u anko kot! Kaq pak minuta të duhen për të qenë më
Olga Pankova/Moment/Getty Images

Edhe në rastet kur fle, bën scroll në telefon apo thjesht po sheh tavanin, mund të jetë e vështirë të ndërrosh ritmin dhe të bëhesh vërtet një njeri produktiv. Mendimi për të filluar diçka mund të duket i padurueshëm, sidomos kur ke një listë të gjatë detyrash që duken të pamundura për t’u përballuar.
 
Kur ndihesh se ke ngecur dhe nuk ke motivim (ose thjesht je shumë rehat) “rregulli i 5 minutave” është një ndihmë e madhe. Në vend që të ndihesh sikur duhet t’i bësh të gjitha ose të shqetësohesh se si do t’i përfundosh, thuaji vetes se do të ngrihesh dhe do të punosh vetëm për pesë minuta. Vetëm kaq duhet!
 
Sipas Dr. Jenny Shields, psikologe e licencuar, ky truk është perfekt për ato momente kur mendon “s’mund as ta hap laptopin”; kur ndihesh i bllokuar dhe i mbingarkuar. Ideja është që, sapo të kapërcesh pengesën mendore të nisjes së një projekti/detyre të re, do të hysh në ritëm, do të ndihesh më produktiv dhe me shumë gjasa, do ta përfundosh.
 
Ky truk vjen nga strategjitë e tjera të menaxhimit të kohës, si teknika Pomodoro, që përkon me punë me intervale 25-minutëshe, të ndjekura nga pushime të shkurtra për të ruajtur fokusin dhe për të shmangur mbingarkesën.
 
“Rregulli i pesë minutave përdor të njëjtin parim të shkencës së sjelljes, por e zbaton në momentin më të vështirë për shumicën e njerëzve: fillimin,” shpjegoi psikologia

Mos u anko kot! Kaq pak minuta të duhen për të qenë më

“Rregulli i 5 minutave” ndryshon lojën

Ky rregull mund të zbatohet për çdo detyrë që ke shmangur apo vonuar, duke nisur që nga paketimi i valixhes, pastrimi i kuzhinës, studimi, puna në një projekt, apo edhe një shëtitje. Nëse po e ke të vështirë të fillosh, thuaji vetes se do ta bësh për vetëm pesë minuta, as më shumë, as më pak.
 
Sapo të kalojnë pesë minutat, mund të ndalosh. Por shpesh, pasi ke filluar, e gjen veten duke vazhduar me më shumë lehtësi. Sipas Shields, kjo ndodh sepse ky truk largon bllokimin mendor që të mban ulur në divan.

“Kur diçka të duket e madhe dhe e frikshme, sistemi yt nervor e percepton si kërcënim, prandaj përfundon duke bërë scroll në telefon, në vend që të fillosh. Kur e redukton një detyrë në pesë minuta, truri yt mendon: ‘Ah, kjo është e realizueshme.’ Dhe ja ku je, duke shkruar një email apo duke boshatisur lavatriçen. Sapo fillon, truri çliron dopaminë dhe norepinefrinë, kimikatet që nxisin fokusin dhe motivimin. Ai shpërthim i vogël të çon nga shmangia te veprimi, ndaj pesë minutat e para shpesh shndërrohen në 50, pa asnjë përpjekje”, thotë psikologia.

Ky truk është perfekt nëse je i lodhur ose në thjesht s’ke nerva. Sipas Shields, është gjithashtu i dobishëm për personat me ADHD, të cilët e kanë të vështirë të përqendrohen në një detyrë.

Si ta provosh “metodën e 5 minutave”

Herën tjetër që do të rrish në telefo, në vend që të duhet të jesh produktiv, merr frymë thellë, lëre telefonin dhe provo të punosh vetëm për pesë minuta. Nëse ke dashur të kontrollosh email-et, hap laptopin. Nëse duhet të pastrosh dhomën e ndenjjes, palos disa batanije dhe çoji filxhanët në lavaman.  Thuaji vetes se do të punosh vetëm 5 minuta dhe lejoje veten të ndalesh sapo ato të mbarojnë. Vetëm kështu truku do të funksionojë.
 
Nëse dëshiron, mund të vendosësh edhe një matës kohe për pesë minuta dhe me shumë gjasa do të habitesh sa shpejt kalon koha. “Mos harro, veprimi i paraprin motivimit,” shprehet psikologia, duke nënvizuar: “Është lëvizja ajo që krijon vrullin.

“Rregulli i 5 minutave funksionon sepse i jep trurit siguri për të filluar. Është si të fusësh gishtin e këmbës në një pishinë me ujë të ftohtë. Sapo të hysh, zakonisht nuk është aq keq sa kishe menduar.”

Megjithatë, nëse pas pesë minutash ndihesh ende i lodhur, ajo rekomandon të marrësh një pushim të shkurtër nëse ke mundësi.
 

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee