Vdekja tragjike e Drilona Duriçit, gruas shtatzënë që humbi jetën në ashensor, u konsiderua përfundimisht si aksident nga prokuroria. Në mungesë të personave përgjegjës, në përfundim të hetimeve u vendos që dosja të arkivohet.
“Balkanweb” shkruan se ekspertizat nga Drejtoria e Zjarrit dhe Shpëtimit, si edhe nga Inspektoriati i Shërbimit teknik dhe Industrial, nxorën përfundimin se nuk ka një fajtor për vdekjen e 30-vjeçares, që ishte shtatzënë në muajin e gjashtë. Ashensori doli të ishte jashtë çdo kushti teknik dhe përveç kësaj, pallati nuk kishte administrator.
Në janar, Drilona Duriçi humbi jetën papritur në ashensorin e pallatit tek zona e Freskut, pasi ashensori mori flakë duke e djegur brenda.