
Ndërsa ne presim albumin e ri, Fifin mund ta shohim në ekran! Sipas burimeve për “Prive”, këngëtarja mund të jetë pjesë e panelit “X Factor Kids” në TV Klan.
Thuhet se Fifi ka qenë një ndër emrat e kontaktuar nga producentja Vera Grabocka, që të jetë pjesë e panelit të jurisë të formatit. Ende nuk ka një marrëveshje apo konfirmim zyrtar nga palët, por që jemi kuriozë për programin, sigurisht, edhe për jurinë.
Ndërkohë, këngëtarja do të rikthehet në skenën muzikore me një album të ri. E ftuar te “Pardon My French”, ajo na tregoi se një album i ri është “në furrë”.
“Po e kemi një ‘EP’ dhe prej 5 ose 6 këngëve, sepse nuk e kam vendosur ende se sa do të jenë. Dy prej krijimeve janë nga viti i kaluar dhe një prej vitit 2023. Janë krijime që rrinë në sirtarin tim, më pas këngët e tjera i kam krijuar rrugës”.