Mbrëmjen e së premtes, një shpërthim i fuqishëm tronditi sheshin “Zahir Pajaziti” në qendër të Prishtinës. Ngjarja ndodhi vetëm pak çaste pas përfundimit të koncertit kundër korrupsionit të grupit Troja, por ndonëse në shesh kishte ende turma njerëzish, nuk pati të lënduar.
Dëshmitarët u shprehën se zhurma e shpërthimit u dëgjua deri larg, ndërsa nga fuqia e tij, është dëmtuar një dyqan aty pranë.
Policia bëri të ditur se ka siguruar filmimet e kamerave të sigurisë në vendngjarje dhe se është vënë në kërkim të autorit. Pas hetimit, pritet të zbardhet arsyeja e shpërthimit që tronditi kryeqytetin kosovar.
Burimi: Telegrafi