
Pixabay
Pasditen e sotme, një fëmijë humbi jetën në plazhin e Zvërnecit. Ende nuk dihet identiteti i tij, por policia u lajmërua nga njeëzit e pranishëm dhe tani gjendet në vendngjarje.
Dëshmitë e para tregojnë se mamaja e fëmijës është përpjekur ta shpëtojë, por pa sukses.
Edhe ajo, siç shkruan “Panorama”, gjendet tani në spital për shkak të tronditjes psikologjike.

Wikimedia Commons
Vetëm dy ditë më parë, një 12-vjeçare humbi jetën në Divjakë, teksa notonte me kushërirën. Pavarësisht ndërhyrjes së një djali 15-vjeçar, ajo s’arriti të mbijetonte.