Një 42-vjeçar ka rënë në pranga pas akuzës së abuzimit seksual me një djalë të mitur. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se autori, Roland Zana, ka kryer marrëdhënie në banesën e tij me të miturin, me iniciale I.Zh.
Sipas "Ballkan Web"-it, materialet proceduriale iu kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale: “Marrëdhënie sekseuale ose homoseksuale me të mitur”. Ndërkohë priten të zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë.