News

Prindërit e braktisën në maternitet: Familja nga Shkodra birëson vogëlushin me sindromën Down

Prindërit e braktisën në maternitet: Familja nga Shkodra
Në foto: motra e Serxhios, Serxhio dhe Domeniku

Historia që do të lexoni në vijim nuk ka ndodhur sot, as dje, as 1 muaj më parë, por po bën gati 1 vit. Është një ndër ato histori që për fat të keq mbërrijnë me vonesë, një ndër ato histori që nuk valvisin flamurin e “aman lexoni se çfarë bëra unë”, por vazhdojnë të heshtura të bëjnë mirë, pa kërkuar diçka në shkëmbim.

Serxhio Guri, një 23-vjeçar nga Shkodra, dhe familja e tij vendosën të adoptonin një vogëlush me sindromën Down, Domenikun, i cili qe braktisur nga prindërit në maternitet. Në një intervistë për Anta Muçakun, Serxhio ka rrëfyer disa detaje nga historia frymëzuese e familjes së tij.

“Me Domenikun jam njohur disa vite më parë. Prej tetë vitesh punoj vullnetar te motrat e “Nënë Terezës” në Shkodër. Unë punoja kuzhinier dhe pas pune kisha një orar të lirë, katër me shtatë, pasdite. Gjatë këtyre tre orëve shkoja e ndihmoja atje. Një ditë na erdhi Domeniku. Na u tha që ishte me Sindromën Doën, unë as e njihja atëhere si sëmundje. Po e shihja sa me frikë aq edhe me dashuri... Sapo zbriti nga makina për t’u futur te qendra, m’u hodh me vrap e më përqafoi. Aty u stepa në vend. Mendoja si është e mundur?! Se a din? Ka shumë dashni brenda vetes [sic]!”

23-vjeçari tregon më pas për kohën kur Domeniku i vogël vizitonte familjen e tij.

“..nuk lejoja kërrkënd të ndërhynte në raportin me të. Një ditë u ktheva nga puna në shtëpi kur gjej Domenikun aty. U lumturova krejt. I them mamës: Ça ka ndodh? Më thotë: E ka marrë Tonini! E ka marrë baba i them? Baba shkoi e mori?!!! Po- më tha. Shkoi e mori baba. Isha krejt i çuditun duke ditur që ai ishte pak i paqartë. Kështu, e merrnim tre-katër ditë në javë. Domeniku nisi të ndryshojë. Kur vinte te ne ishte i qetë, i qeshur vazhdimisht...Mirëpo erdhi një moment që Domeniku s’mund të rrinte më me motrat e Nënë Terezës në Shkodër pasi filloi duke u rritur. Një natë, na thonë, që nuk e mbajmë dot më, dhe se donin ta adoptonin disa murgesha në Elbasan. Pastaj na vjen një lajm që nuk mundën ta adoptonin për disa arsye, dhe se kishte ardhur një familje amerikane për ta adoptuar[sic].”

Fill pas këtij lajmi, familja Guri vendosi ta birësonte pa e menduar dy herë. Sigurisht që në një vendim të tillë s’mund të mos merreshin parasysh përgjegjësitë dhe vështirësitë, megjithatë ata ia kanë dalë deri tani dhe kështu do të vazhdojnë.

“Gjithmonë në një shtëpi, kur të vegjëlit rriten, krijohet një lloj “ftohtësie”. Motra ime është e martuar, unë u rrita, secili në punët e veta dhe kur erdhi Domeniku, na ndryshoi krejt. Një dashni tjetër, shumë e madhe, na ngrohu të gjithëve, na bashkoi më shumë. Kur ai është në shkollë, shtëpia na duket, krejt bosh[sic].”

Në fund të intervistës, Serxhio thekson se rasti i tyre nuk është një çështje e të kuptuarit, por e të ndjerit, që s'mund t'ua imponosh të tjerëve.

“E di si është kjo punë? Më parë, vetëm u flisja njerëzve, mundohesha t’i bëja të kuptonin por arrita në përfundimin që kjo nuk është çështje të kuptuari, është çështje të ndjeri.  S’mundesh ti të edukosh apo t’ia mësosh dikujt. Unë edhe sot, sa herë dal me Domenikun, dikush e sheh për mirë, dikush me çudi. Ne nuk kemi akoma vizionin e duhur për ta kuptuar e pranuar. Kush e ndjen, e bën dhe kaq[sic].”

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The history of the Shkodra family, adopting a child with abandoned Down syndrome in maternity

Prindërit e braktisën në maternitet: Familja nga Shkodra

The story you will read below has not happened today, neither yesterday nor 1 month ago, but is about 1 year old. It's one of those stories that unfortunately arrive late, one of those stories that did not wave the "aman read what I did" but keep silent doing well without asking for something in return.

Sergio Guri, a 23-year-old from Shkodra, and his family decided to adopt a baby with Down syndrome, Dominic, who was abandoned by parents in maternity. In an interview with Anta Muçaku , Sergio has confessed some details from his family's inspirational history.

"With Dominic I've known a few years ago. For eight years I have been volunteering for the sisters of "Mother Teresa" in Shkodra. I worked in the kitchen and after work I had a free time, four to seven, in the afternoon. During these three hours I went and helped there. One day Dominic came to us. We were told he was with Disease Syndrome, I did not even know it as a disease. I saw her so afraid so with love ... As soon as she got off the car to get into the center, she ran and hugged me. There they stepped into the country. I thought how it was possible ?! Do you din? There is a lot of love within yourself! [Sic] "

The 23-year-old then tells of the time when Little Dominic visited his family.

"... they did not want to interfere with the report. One day I went back home when I found Domenik's there. I was totally happy. I tell my mother: What happened? She tells me: Tonini got it! Did my dad say it? Dad went and got it !!! Yes, he said. He went and got his dad. I was astonished knowing that he was a bit unclear. So we took it three or four days a week. Dominic started to change. When it came to us it was quiet, laughing continually ... However, there was a moment that Domenik could no longer stay with Mother Teresa's sisters in Shkodra after she started growing up. One night, they tell us that we can not hold it anymore and that they wanted to adopt some nuns in Elbasan. Then news comes to us that they could not adopt for several reasons, and that an American family had come to adopt it. [Sic] "

After this news, the Guri family decided to adopt it without thinking twice. Of course, in such a decision they could not ignore the responsibilities and difficulties, however they have come up so far and so will continue.

"Always in a home, when toddlers grow up, a kind of" coldness "is created. My sister is married, I grew up, everyone in her own affairs, and when Domenik came, she changed us altogether. Another great love, warming us all, brought us together more. When he is in school, the house seems empty. [Sic] "

At the end of the interview, Sergio emphasizes that their case is not a matter of understanding but of the deceased and you can not impose on others.

"Do you know how this job is? Earlier, I just talked to people, tried to make them understand, but I came to the conclusion that this is not a matter of understanding, it is a matter of deceit. You can not educate or teach someone. Even today, whenever I go out with Dominic, someone looks for good, someone surprisingly. We do not yet have the right vision to understand and accept. Who feels, does and so. [Sic] "