Health

Tetori Rozë: Disa informacione të rëndësishme për kancerin e gjirit

Tetori Rozë: Disa informacione të rëndësishme për
Foto: crispykm/ Pinterest

Tetori është muaji në të cilin njerëzit, institucionet, organizatat joqeveritare, kompanitë dhe njerëzit angazhohen në fushata përndërgjegjësimin për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në vijim të këtij artikulli, do të gjeni një përmbledhje me informacione të rëndësishme për kancerin e gjirit.

Faktorët që rrisin mundësitë për t’u prekur nga kanceri i gjirit

- fillimi i hershëm i menstruacioneve
- shtatzënitë në moshë të madhe
- mbipesha pas menopauzës
- konsumimi i alkoolit dhe duhanit
- mungesa e aktivitetit fizik
- gjenetika (nëse ka patur paraardhës të prekur nga kjo sëmundje)
- mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë
- marrja e kontraceptivëve nga goja pa kontrollin e mjekut

 Shenjat e hershme

- ndryshimet në formën e thithës
- dhimbja e gjirit nuk largohet pas periodave
- një gungë nuk largohet pas periodave
- ka rrjedhje nga thithat, një lëng që mund të jetë i tejdukshëm, i kuq, kaf ose i verdhë
- skuqje e pashpjegueshme, ënjëjte, acarim ose kruajtje e lëkurës
- ënjtje ose gungë rreth klavikulës ose nën krah

Shenjat e mëvonshme

- tërheqje e thithës
- zmadhim i njërit gji
- zbehje e sipërfaqes së gjirit
- zmadhim të gungave
- një ndjesi si lëvozhgë portokalli në lëkurë
- mungesë oreksi
- humbje peshe
- nyje limfatike të zgjeruara në sqetull
- vena të dukshme në gji

Kanceri i gjirit te burrat

Kanceri i gjirit nuk lidhet zakonisht me burrat, por mund të ndodhë në raste të rralla në çdo moshë, edhe pse është më i zakonshëm te burrat e moshuar. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se burrat kanë gjithashtu ind gjiri dhe qelizat e këtij indi mund të pësojnë ndryshime kanceroze.

Simptomat janë:

- trashje e indit të gjirit
- rrjedhje nga gjiri
- skuqje ose acarim i thithës
- thithë e tërhequr
- skuqje e pashpjegueshme, ënjtje, acarim dhe kruajtje e lëkurës

Ushqimet që nuk këshillohen që të konsumohen

Ushqimet që nuk duhen konsumuar në mënyrë që të parandalohet sëmundja ose të mos shfaqet për herë të dytë:

- ushqimet e skuqura
- sheqeri i bardhë
- mishi i kuq
- kripa
- ushqimet e konservuara
- sallami
- alkooli

Si zbulohet

1. Vetëkontrolli mujor i gjirit - i cili rekomandohet një herë në muaj duke filluar nga mosha 20 vjeç. Pas menstruacioneve, bëhen lëvizje rrotulluese me dorë duke kontrolluar gjinjtë, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullave.

2. Ekzaminimi klinik - kontrolli përmes personelit mjekësor, që këshillohet 1 herë në vit.

3. Mamografia - që duhet kryer me patjetër nga moshat 35-40 vjeç të paktën një herë në dy vite, kap kancerin në faza shumë të hershme. Këshillohet të kryhet kur gjinjtë nuk janë të fryrë dhe nuk dhembin.

Burimet: WebMD, Healthline, Instituti i Shëndetit Publik

REELS

Shkuam për një kafe në TEG, dolëm me gjithë koleksionin e ri vjeshtë-dimër të Fashion & Friends. Ndodh. ;) @fashionandfriends_al

Reperi i njohur, Buta (Betim Januzaj), është paraqitur para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku po përballet me akuza për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua më 11 shtator, ndërsa më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij.

Ti s’je shumë e re për kontrolle. S’je shumë e zënë. Je thjesht shumë e rëndësishme! 💗

Sa personalitete ke?

Hailey Bieber në YSL Show - Pranvere ‘26

Buqeta e dasmës për shenjën e 🐠

Java e Modës në Milano ✨

Bad Bunny është zyrtarisht i konfirmuar si artisti i halftime show në Super Bowl LX, më 8 shkurt 2026 në Levi’s Stadium, Kaliforni. Benito Antonio Martínez Ocasio (i njohur si Bad Bunny) do të bëhet artisti i parë latin që udhëheq skenën më të ndjekur në botë. Këtë performancë ai ia ka dedikuar kulturës dhe popullit të tij, duke thënë: ‘This is for my people, my culture and our history.’ (Kjo është për popullin tim, kulturën time dhe historinë tonë). Ai ka fituar 3 Grammy, dhjetëra Latin Grammy, është artisti më i dëgjuar globalisht në Spotify prej vitesh, dhe tashmë do të sjellë reggaeton e trap në skenën e Super Bowl-it. 🎶🌍 Bad Bunny nuk e ka për herë të parë Superbowl-in. Ai ka qenë i ftuar te Shakira & J.Lo në vitin 2020, por tani është momenti i tij si protagonist. Super Bowl 2026 do të transmetohet në NBC dhe platforma të tjera ndërkombëtare.

Meet Valeria, një nga trajneret më të buzëqeshura të Sunride! Si është një klasë çiklizmi sipas saj? @sunride.al

🥺🥺🥺🥺🥺

Pink October: Some important information about breast cancer

Tetori Rozë: Disa informacione të rëndësishme për
Photo: crispykm/ Pinterest

October is the month in which people, institutions, non-governmental organizations, companies and individuals engage in awareness campaigns for early diagnosis of breast cancer. Following this article, you will find a summary of important information about breast cancer.

Factors that increase the chances of getting breast cancer

- early onset of menstruation
- pregnancies at an older age
- obesity after menopause
- alcohol and tobacco consumption
- lack of physical activity
- genetics (if there have been ancestors affected by this disease)
- overweight and obesity, especially in menopause
- taking oral contraceptives without a doctor's supervision

 Early signs

- changes in the shape of the nipple
- breast pain that does not go away after your period
- a lump that does not go away after your period
- there is discharge from the nipples, a fluid that may be clear, red, brown or yellow
- unexplained redness, swelling, irritation or itching of the skin
- swelling or lumps around the collarbone or under the arm

Later signs

- nipple retraction
- enlargement of one breast
- dimpling of the breast surface
- enlargement of lumps
- an orange peel-like sensation on the skin
- loss of appetite
- weight loss
- enlarged lymph nodes in the armpit
- visible veins in the breast

Breast cancer in men

Breast cancer is not usually associated with men, but it can occur in rare cases at any age, although it is more common in older men. Many people do not realize that men also have breast tissue and that the cells in this tissue can undergo cancerous changes.

The symptoms are:

- thickening of breast tissue
- discharge from the breast
- redness or irritation of the nipple
- inverted nipple
- unexplained redness, swelling, irritation and itching of the skin

Foods that are not recommended to be consumed

Foods that should not be consumed in order to prevent the disease or prevent it from recurring:

- fried foods
- white sugar
- red meat
- salt
- canned foods
- sausage
- alcohol

How is it detected?

1. Monthly breast self-examination  - which is recommended once a month starting at the age of 20. After menstruation, circular movements are made with the hand while checking the breasts, up to the upper chest and armpits.

2. Clinical examination  - check-up by medical personnel, recommended once a year.

3. Mammography  - which should definitely be performed from the ages of 35-40 at least once every two years, it catches cancer in the very early stages. It is advisable to perform it when the breasts are not swollen and do not hurt.

Sources: WebMD, Healthline, Institute of Public Health