Ushtarët belg kanë qëlluar mbi një person i cili dyshohet të ketë qenë pjesë e grupit ekstremist. Ai është qëlluar nga forcat pasi është parë të ketë pasur një eksploziv teksa qendronte në stacionin qendror hekurudhor, por fatmirësisht askush nuk është lënduar.
Më vonë, prokurorët kanë bërë me dije se burri ka ndërruar jetë. Autoritetet janë pothuajse të sigurtë se ky është një tentativë për një tjetër sulm terrorist. Sipas dëshmitarëve, i riu ishte brenda në stacionin qendror të qytetit dhe ka tërhequr vëmendjen e ushtarëve teksa e kanë parë me eksplozivë të vendosur rreth zonës së belit.
Incidenti ka shkaktuar panik tek të gjithë njerëzit të cilat janë larguar menjëherë që aty dhe janë siguruar nga forcat policore derisa gjendja është normalizuar. Kujtojmë se në mars të vitit 2016, 32 njerëz humbën jetën në Bruksel si pasojë e sulmit të drejtuar nga grupi i ISIS.
Burimi: BBC