News

S’ka më radhë në Gjendjen Civile: Certifikata merret kudo, kurdo

S’ka më radhë në Gjendjen Civile: Certifikata merret kudo,

Mbledhjen e të hënës, qeveria shqiptare mori një vendim që lehtëson radhat e gjata në zyrat e Gjendjes Civile dhe pakëson kohën e pritjes për marrjen e dokumentave të nevojshëm nga një institucion shtetëror. Sipas vendimit, çdo zyrë e administratës shtetërore në shërbim të klientit mund të printojë vetë certifikata dhe dokumente të tjera të ngjashme, për sa kohë ka miratimin e qytetarit që kërkon shërbimin.

Kjo do të thotë që nëse aplikoni në një insititucion shtetëror dhe për këtë nevojitet një certifikatë, nuk është më nevoja ta merrni në Gjendjen Civile, pasi punonjësit mund ta printojnë aty, në mënyrë elektronike.

Si rrjedhim, të gjitha institucionet shtetërore do të kenë akses në bazën e të dhënave të Gjendjes Civile dhe të gjitha dokumentet e printuara në këtë mënyrë do të jenë të pajisura me një vulë elektronike të Drejtorisë së Përgjitshme të Gjendjes Civile.

Më së shumti përfitojnë qytetarët që duhet të udhëtojnë në qytetin ku janë të pasaportizuar për të marrë një certifikatë të thjeshtë. Ky vendim, nuk vlen për përfaqësitë e huaja diplomatike në Tiranë, të cilat do të vijojnë të kërkojnë certifikata të notërizuara, shkruan Top Channel.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb