Aktorja Emilia Clarke ka rrëfyer në intervistën e saj për Harper Bazaar, nofkat me të cilat Channing Tatum dhe bashkëshortja e tij Jenna Dewan i thërrasin njëri-tjetrit.
Aktorja, një nga epiqëndrat e serialit të famshëm Game of Thrones tha: “Isha në festën mbas Golden Globes dhe papritur erdhi më takoi Channing Tatum dhe gruaja e tij mahnitëse duke më thënë se ata e thërrasin njëri-tjetrin ‘hëna e jetës time’ dhe ‘dielli dhe yjet e mia’, të cilat i përdorte ‘Mamaja e Dragonjve’ (personazhi i Emilia Clarke) në serial.
Aktorja u ndje shumë e përkëdhelur nga ky fakt. A nuk mund të gjente Channing, ylli i Magic Mike, disa emra më kreativë e të mos i kopjonte ata?
Burimi: GossipGirl