
Të premten, banorët e qyteteve në të gjithë Shqipërinë janë zgjuar nën reshjet e dëborës që pushtuan vendin.
Shiu i tre ditëve të fundit duket sikur zbuti temepraturat, të cilat arritën nivelin më të ulët në fundjavë, duke u konsideruar si i ftohtë polar. Ndërkohë, sot temperaturat kanë zbritur nën zero, duke sjellë me vete reshjet e dëborës, të rralla për pjesën më të madhe të qyteteve në vend. Sipas Top Channel, moti i ftohtë do vazhdojë deri të martën e javës që vjen, ndërkohë që të mërkurën, do kemi një zbutje të menjëhershme të temperaturave.
Ndërsa ditën e sotme, ndjekës të Anabel kanë dërguar në redaksi pamje nga vendbanimet e tyre, të mbuluara nga bora.












