Një seri sulmesh në Paris me qindra të vdekur natën e së premtes (13 nëntor), kanë bërë që të vërshojë mbështetja nga e gjithë bota.
"Edhe një herë, ne kemi parë një përpjekje të egër për të terrorizuar civilët e pafajshëm," tha Presidenti Barack Obama gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë. "Ky është një sulm jo vetëm për Parisin, është sulm jo vetëm për popullin e Francës, por është një sulm ndaj të gjithë njerëzimit dhe vlerave universale që ne ndajmë."
"Unë jam thellësisht e shokuar nga lajmet dhe imazhet nga Parisi. Në këtë kohë, mendimet e mia janë me viktimat e këtyre sulmeve në dukje terroriste dhe me familjet e tyre dhe gjithë qytetarët e Parisit"- kancelarja gjermane Angela Merkel.
"Është një luftë e vërtetë! Shqipëria mbështet plotësisht Francën dhe Qeverinë e saj në këto momente horrori dhe zie #ViveLaFrance"- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
"Raportet nga Parisi janë pikëlluese. Duke u lutur për qytetin dhe familjet e viktimave"- Hilarry Clinton.
"Unë jam thellësisht i tronditur nga ngjarjet në Paris. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me popullin e Francës."- Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Evropian.
"Po ndjek i shokuar sulmet në Paris. Solidariteti im i plotë dhe keqardhje për popullin dhe autoritetet franceze"- Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
"I trishtuar, i shkatërruar dhe në ankth për vendin tim"- Ambasadori francez në SHBA, Gerard Araud.
"Unë jam i tronditur nga ngjarjet në Paris sonte. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin francez. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar."- kryeministri britanik David Cameron.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka dënuar sulmet e neveritshme terroriste të kryera të premten në gjithë Paristin. Ai u shpreh se beson se autoritetet franceze do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të sjellë autorët shumë shpejt para drejtësisë. Moon shrehu ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave dhe uron shërim të shpejtë të të lënduarve. Ai i qëndron pranë qeverisë dhe popullit francez.
"Ne shprehim solidaritetin tonë me popullin e Francës, dhe ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e të vrarëve."- presidenti meksikan Enrique Peña Nieto.
"Unë jam i tronditur nga sulmet e tmerrshme në Paris. Ne qëndrojmë së bashku me popullin e Francës. Terrorizmi nuk do ta mposhtë demokracinë."- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Burimi: Huffington Post