Që dje (16 mars) qeveria vendosi të ndalojë edhe qarkullimin e këmbësorëve pas orës 18:00. Kushdo që përpiqet t'i thyejë masat e marra, do të gjobitet, por sa?
Sipas vendimit të kryeministrit, qytetarët që lëvizin pas orës 18:00 do të gjobiten me 10 mijë lekë dhe do t'ju bllokohet makina për 3 muaj.
Ndërsa të gjithë ata që shihen në grupe nëpër parqe apo sheshe publike, do të gjobiteën me 20 mijë lekë dhe bllokim të makinës për 3 muaj.
Në vijim të deklaratës së djeshme, Rama tha se “mund ta shani sa të doni”, por “mos i diskutoni fare dhe aq më keq t’i thyeni”.