
Çmimi Nobel për Mjekësi u jepet Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi, të cilët kanë bërë zbulime vendimetare lidhur me tolerancën periferike imune. Çmimi do t’u jepet shkencëtarëve më 10 dhjetor, sipas njoftimit zyrtar të Institutit Karolinska në Stokholm.
"Çmimi Nobel 2025 në Fiziologji ose Mjekësi i është dhënë Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për zbulimet e tyre që lidhen me tolerancën imune periferike", u shpreh Asambleja që përzgjedh fituesit.
Toleranca periferike imune është një nga mënyrat me të cilat trupi parandalon sistemin imunitar që të dalë nga kontrolli dhe të sulmojë indet e veta, në vend të patogjenëve të huaj.
Sot, më 6 tetor 2025, nisi shpallja e çmimeve Nobel.
Sa i përket çmimit Nobel në Mjekësi (ose Fiziologji), ai është dhënë 115 herë për 229 laureatë, duke nisur që prej vitit 1901.