News

(Ish-)kryeministri i Francës sapo theu ca rekorde për qëndrimin më të shkurtër në punë!

(Ish-)kryeministri i Francës sapo theu ca rekorde për qëndrimin
Getty Images

Sa për sqarim: Po flasim për njerëzit që s’e lënë një vend pune për 1 orë/ditë/javë! Gjithsesi, ish-kryeministri francez, Sébastien Lecornu, ka dhënë sot dorëheqjen, vetëm pak orë pas emërtimit të qeverisë së re dhe pas thuajse 1 muaj në detyrë.
 
Sébastien Lecornu ishte kryeministri i tretë francez brenda një viti, ndërsa vendi vazhdon të kalojë një nga krizat më të thella politike. Ai dha dorëheqjen vetëm disa orë para mbledhjes së parë të kabinetit të tij të hënën pasdite. Emmanuel Macron pranoi dorëheqjen e Lecornut sot, më 6 tetor 2025.
 
Më pas, Sébastien Lecornu mbajti një fjalim që e quajti “spontan” në shkallët e rezidencës së kryeministrisë në Paris. Ai dukej se ia atribuonte fajin partive opozitare në Francë, të cilat sipas tij nuk donin të bënin kompromis. Duke kritikuar “egot” politike, ai tha se partitë vazhdonin të kishin sjellje lakmitare, sikur të kishin të gjitha një shumicë absolute në parlament, kur në fakt asnjëra nuk e ka gëzuar këtë privilegj.
 
Sébastien Lecornu ishte përballur me kritika të ashpra nga politikanët opozitarë kur njoftoi një qeveri të re, e cila ishte praktikisht e paprekur, që nga rrëzimi i paraardhësit të tij, François Bayrou, muajin e kaluar. Qeveria e propozuar ishte e dominuar nga aleatët e presidentit Emmanuel Macron, duke e lënë qeverinë pothuajse të pandryshuar.
 
Partitë opozitare thanë se Sébastien Lecornu kishte hequr dorë nga “ndarja thelbësore” me politikën e shkuar, të cilën e kishte premtuar kur mori detyrën pas kryeministri i shkuar, i cili u shkarkua më 9 shtator, për shkak të një propozimi për ngushtimin e buxhetit.
 
Në fjalimin e tij jashtë Matignon, Lecornu theksoi se premtimi i tij për të mos përdorur nenin 49.3 të Kushtetutës për të anashkaluar parlamentin, i cili ishte përdorur më parë për të kaluar ligje pa votim parlamentar, përfaqësonte një ndarje të rëndësishme nga vitet e fundit duhet që politikanët opozitarë ta mbështesnin atë.
 
Çështja tani është nëse presidenti do të vendosë të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme.
 
Jordan Bardella, presidenti i partisë së ekstremit të djathtë Rassemblement National me në krye Marine Le Pen, tha: “Nuk mund të ketë rikthim të qëndrueshmërisë në vend, pa rikthim në kutinë e votimit dhe pa shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare.

“Qartazi, ishte Emmanuel Macron ai që vendosi për këtë qeveri vetë. Ai nuk ka kuptuar asgjë nga situata politike ku ndodhemi.”

Rassemblement National ka kërkuar një tjetër zgjedhje, duke besuar se mund të rrisë numrin e vendeve dhe prezencën e saj në parlament. Franca ka kaluar një periudhë paqëndrueshmërie dhe krize politike që kur Emmanuel Macron vendosi për zgjedhje të parakohshme pa rezultat vitin e kaluar. Parlamenti mbetet i ndarë mes tre blloqeve: e majta, e djathta ekstreme dhe qendra, pa një shumicë të qartë.
 
Partitë nga e majta deri tek e djathta ekstreme pritej të mbanin mbledhje për të vendosur nëse do të votonin për rrëzimin e kryeministrit në një votë mosbesimi dhe dukej se qeveria do të shpërndahej para se të fillonte punën. Lecornu duket se vendosi të largohej para se të mund të shkarkohej.

Poll


 

REELS

@denise.alexe 😂😂😂

Miss Kosova dhe ‘her attitude’ bëhen virale kudo në TikTok 💋

@amucaj

Keni kaluar nga @toptanishoppingcenter toptanishoppingcenter këtë fundjavë? Çdo ngjarje e vogel, për një kauzë kaq të rëndësishme lë shenjën e saj! Mos harroni: Asnjë problem s’ka më shumë rëndësi se shëndeti juaj!💕

S’do bëj kurrë dasmë!

Për interpretimin e saj në filmin Anatomy of a Fall, Sandra Hüller u bë aktorja e tretë gjermane e nominuar ndonjëherë për çmimin Oscar si Aktorja më e Mirë.

E lexuat dhe ju atë që lexuam ne?! 😳 Nëse taksia vonon më shumë se 10 minuta… udhëtimi është FALAS! 🚕🔥 Vetëm te @speedtaxi24h ndodh kjo!

😂😂

Fëmijët në panik! 😂😂😂 Të vegjlit vrapojnë, fshihen dhe qajnë pasi panë për herë të parë një grua të bardhë në shkollën e fshatit në Laos.

Kim me prerje te re