Health

Pse keni dhimbje gjatë raportit seksual

Dhimbja gjatë raportit seksual (dispareunia) është një dhimbje ose diskomfort në zonat labiale, vaginale ose pelvike, gjatë ose pas raportit seksual. Një gjendje e tillë mjekësore është e përshkruar që në shkrimet e lashta egjiptiane. Sot, shumica e shkaqeve të dispareunisë mund të zbulohen dhe trajtohen shumë lehtë.

Numri i grave që përjetojnë dhimbje gjatë aktit është i panjohur, për shkak se simptomat janë të ndryshme. Gjithashtu, në shumë raste gratë e kanë të pamundur të diskutojnë lirisht me gjinekologun praktikat seksuale.

Shenjat dhe simptomat e dispareunisë

Tek gratë, simptomat e dispareunisë përfshijnë dhimbjen në vaginë gjatë aktivitetit seksual, në hyrje të vaginës ose më në thellësi të saj. Disa gra përjetojnë vaginismus, kontraktimin e muskujve vaginalë gjatë penetrimit. Gratë me vaginismus kanë dhimbje jo vetëm gjatë seksit, por edhe gjatë ekzaminimeve gjinekologjike.

Shkaqet

Identifikimi i shkakut të dispareunisë është hapi më i rëndësishëm, pasi vetëm më pas mund të diskutohen mundësitë e trajtimit. Pranë “Matrix Medical Centre”, stafi i kualifikuar mjekësor do të përpilojë një historik mjekësor dhe seksual të plotë dhe të detajuar , në mënyrë që të identifikohen shkaqet e mundshme. Ato mund të jenë:

Shkaqe të tjerë të dhimbjes gjatë aktit seksual

Edhe pse dispaerunia shpesh shkaktohet nga gjendje lehtësisht të trajtueshme, ndonjëherë mund të jetë simptomë e një problemi më serioz.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

Nëse përjetoni përkeqësim të dhimbjes gjatë ose pas aktit seksual, gjakderdhje ose sekrecione duhet të drejtoheni menjëherë tek një mjek i specializuar.

Dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale kontrollohet me efikasitet nga stafi i specializuar mjekësor në “Matrix Medical Centre”, nga gjetja e shkakut deri në trajtimin e plotë të sëmundjes.

 Për më shumë informacioe, kontaktoni në http://www.matrixmedicalcentre.al/

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.