News

Prej 25 vitesh pret që të vdesë, por njeriu më i vjetër në botë feston ditëlindjen e…

Prej 25 vitesh pret që të vdesë, por njeriu më i vjetër

Një burrë nga Indonezia, që pretendon të jetë i moshuari më i vjetër në botë, ka festuar ditëlindjen e tij të 146-të. Mbah Gotho vjen nga një fshat i vogël në provincën e Javës qëndrore dhe zotëron dokumenta që provojnë se ka lindur më 31 dhjetor 1870.

Prej 25 vitesh pret që të vdesë, por njeriu më i vjetër

Këto të dhëna, pasi janë konfirmuar nga zyra e popullsisë në Indonezi, kanë rezultuar të sakta. Kjo do ta bënte Gotho-n njeriun më të vjetër në botë, titull ky që deri më sot është mbajtur nga Jeanne Calmet, një grua francize që vdiq në moshën 122 vjeçare.

Gotho e festoi ditëlindjen me nipin e tij, Suryanto dhe gruan e tij, Suëarni, ndërsa ka jetuar më shumë se 10 vëllezërit dhe motrat e tij, më shumë se katër gratë dhe fëmijët e tij. Në festime u bashkuan edhe fqinjët, që i kënduan këngën e ditëlindjes, ndërsa vetë 146-vjeçari ia doli të fryjë të gjithë qirinjtë me një tentativë. Jo keq për një njeri që po kap 2 shekuj, apo jo?

Prej 25 vitesh pret që të vdesë, por njeriu më i vjetër

Më parë, kur është pyetur rreth sekretit të jetëgjatësisë, Gotho tha: “Receta është vetëm durimi.” Ai thuhet se ka nisur përgatitjet për vdekjen e tij që në 1992-in, madje ka përgatitur edhe varrin, por 24 vite më vonë, vazhdon të jetë gjallë. Në një intervistë të shkurtër të realizuar ë 2016-n për një televizion lokal, i moshuari tha: “Ajo që dua është të vdes”, pasi tani e ka të pamundur të lahet dhe të ushqehet vetë. Nipërit e tij thonë se ai e kalon pjesën më të madhe të ditës duke dëgjuar në radio, sepse shikimin e ka shumë të dobët për të parë televizor.

Burimi: The Independent

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb