




Ndarja
Filloni me duart dhe këmbët në tokë. Gjatë frymënxjerrjes: ngrini gjunjët, shtyjini ijet lart dhe drejtoni këmbët e krahët (duke formuar shkornjën V). Gjatë frymëmarrjes: ngrini këmbën e djathtë sa më lart.
Nga gjuri te hunda
Gjatë frymëmarrjes: me shpinë të harkuar, fusni barkun brenda dhe tërhiqni gjurin e djathtë afër hundës. Gjatë frymënxjerrjes: shtyjeni këmbën nga pas, si tek lëvizja e mëparshme.
Gjuri në shpatullën e djathtë
Gjatë frymëmarrjes: me shpinën e harkuar, përkulni gjurin e djathtë dhe hapeni anash. Afrojeni gjurin e djathtë tek shpatulla e djathtë. Gjatë frymënxjerrjes: kalojeni këmbën pas si tek lëvizja e parë.
Gjuri në shpatullën e majtë
Gjatë frymëmarrjes: afroni gjurin e djathtë të përkulur, përkundrejt trupit, tek shpatulla e majtë. Gjatë frymënxjerrjes: kalojeni këmbën pas, si tek lëvizja e parë.
Plank me një këmbë
Gjatë frymëmarrjes: mbani shpatullat në të njejtin drejtim me duart; mgrini këmbën e djathtë, prisni pak. Gjatë frymënxjerrjes: ulni këmbën e djathtë. Përsëriteni me këmbën e majtë.
Ushtrohuni 3-5 herë në javë me këto lëvizje.
Burimi: Health