
Ashtu si shumë personazhe të famshëm këtë verë, edhe Katy Perry po shijon pushimet në një jaht luksoz në Europë. Por ndryshe nga shumica, ajo sapo ka kaluar një ndarje të bujshme me partnerin e saj prej vitesh, Orlando Bloom, ndaj, siç pritej, të gjithë po përpiqen të kuptojnë se si po e kalon ajo këtë periudhë.
Në fotot e publikuara nga Daily Mail, këngëtarja shihet duke u relaksuar në bikini dhe duke kaluar kohë me një "burrë misterioz" në bord.
Këto foto vijnë vetëm disa ditë pasi Katy dhe Orlando konfirmuan ndarjen e tyre me një deklaratë të përbashkët për mediat:
“Orlando dhe Katy kanë ndryshuar formën e marrëdhënies së tyre gjatë muajve të fundit, për t’u përqendruar tek bashkë-prindërimi. Ata do të vazhdojnë të shfaqen së bashku si familje, pasi prioriteti i tyre i përbashkët ka qenë dhe do të mbetet rritja e vajzës së tyre me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë.”
Ndërkohë, burime pranë çiftit vazhdojnë të komentojnë mbi arsyet që çuan në ndarje. Një prej tyre tha për People se:
“Katy dhe Orlando janë përballur prej kohësh me të njëjtat probleme. Të dy kanë pasur shumë angazhime dhe nuk kanë gjetur kohën e duhur për njëri-tjetrin, çka e vështirëson zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kur komunikimi nuk funksionon, lidhja bie në pikën më të ulët.”
Burimi shtoi gjithashtu se çifti ka jetuar “në një ishull stresi” dhe se:
“Ndonjëherë, vetëm dashuria nuk mjafton për të mbajtur bashkë dy njerëz me stile të ndryshme jete dhe këndvështrime të ndryshme. Kjo mund të zbehë edhe ndjenjat.”
Pavarësisht ndarjes, ata theksojnë se do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në jetën e njëri-tjetrit si prindër, me qëllimin për të rritur vajzën e tyre me dashuri.