Metropolitan

Me shumë gjasa, ky thashethemi për Orlando-n s’do i pëlqejë fare Katy Perry-t

Me shumë gjasa, ky thashethemi për Orlando-n s’do i
Getty Images

Orlando Bloom ndodhet në Venecia, së bashku me një grup njerëzish shumë të pasur për dasmën e shekullit, atë të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez. Ai është ndarë nga Katy Perry dhe është parë në shoqërinë e një gruaje misterioze. Shumë gjëra në ditën e tij.

Me shumë gjasa, ky thashethemi për Orlando-n s’do i
Backgrid

Daily Mail ka publikuar foto të Orlando-s shumë afër një gruaje të mistershme, duke shijuar mbrëmje teksa po kthehej nga një event para-dasmor, i cili u anulua për shkak të motit me shi. Me shumë gjasa, të qeshurat e Orlando-s nuk do i pëlqejnë shumë Katy-t, se fundja, edhe ty do të të vinte inat po ta shihje ish-in duke u kënaqur me një tjetër ca ditë pas ndarjes.

Me shumë gjasa, ky thashethemi për Orlando-n s’do i
Backgrid
Me shumë gjasa, ky thashethemi për Orlando-n s’do i
Backgrid

Katy, ndonëse i ka miq Jeff dhe Lauren nuk është prezente në festimet dhe nuk do të jetë as në ceremoni, për shkak se ka datat e turneut në Australi. Megjithatë, thuhet se nuk është e lumtur për pjesëmarrjen e Orlando-s në dasmë, veçanërisht pas debatit të madh që patën për udhëtimin e saj në hapësirë.

“Ai i tha se gjithë kjo histori dukej qesharake. I tha se e gjitha ishte e turpshme. Kjo ndodhi gjatë një sherri mes tyre dhe fjalët e tij e lënduan Katy-n. Sigurisht që u ndje keq. Imagjino të shkosh në hapësirë dhe partneri yt të mos habitet. Ajo shpresonte që ai do ta mbështeste më shumë”, u shpreh një burim për Daily Mail.

Sa i përket ndarjes, burime për revistën People kanë konfirmuar se këngëtarja 40-vjeçare dhe aktori britanik 48-vjeçar janë ndarë zyrtarisht, duke i dhënë fund një marrëdhënieje që zgjati thuajse një dekadë – përfshirë një fejesë, një vajzë të përbashkët dhe shuuumë rikthime pas ndarjesh të vogla. 

Me shumë gjasa, ky thashethemi për Orlando-n s’do i

Katy dhe Orlando u njohën në një festë të Golden Globes në 2016, duke luftuar – jo për vëmendje – por për një hamburger.

"Ai as nuk ishte ulur në tavolinën tonë," kujtonte Perry në një intervistë për American Idol. "Zgjati dorën për të marrë hamburgerin tim dhe unë i thashë: ‘Hej, është i imi ky!’"

Kaq mjaftoi që lidhja të fillonte, të bëhej “Instagram-official” në Kanë dhe më pas të ndalonte për pak në vitin 2017. Megjithatë, të dy kanë qenë të hapur për marrëdhënien e tyre dinamike. “Jemi të rritur, jemi miq, nuk ka dramë,” tha Orlando Bloom pas ndarjes së parë. Spoiler: kishte dramë, por të menaxhueshme.

Pas një rikthimi në vitin 2018 dhe disa dalje zyrtare në tapetin e kuq, Orlando Bloom i propozoi Katy Perry-t në ditën e Shën Valentinin të vitit 2019 – me miratimin e prindërve të saj, siç e kërkon tradita. Më vonë, Katy konfirmoi shtatzëninë në klipin “Never Worn White” dhe në gusht 2020, lindi vajza e tyre, Daisy Dove. Megjithatë, dyshja pati probleme në marrëdhënie, të cilat, qartazi për momentin nuk po i kalon dot.

 

REELS

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Unë do paguhem vetëm 1 mijë 😳😳😳😳

Do ribashkoheshit edhe ju, apo ç’e do?

Facelift-i i Kris Jenner është mrekullia e 8-të e kohërave moderne

Masazhi që të bën të ndihesh më e lehtë, më e qetë dhe plot energji ✨ Provoje tani dhe zbulo pse të gjithë po flasin për të!

Sot, në datën 9 tetor 2025, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një armëpushimi dhe shkëmbim robërish, nëpërmjet negociatave indirekte që u zhvilluan në Sharm el-Sheikh, Egjipt. Detajet i gjeni në Story.

Janë 2 lloje motrash/shoqes në këtë jetë

Kur veshja dhe dukja nuk kanë lidhje me personalitetin 😂😂😂

Supriza me 💃 belly dancer 💃 që meriton çdo dhëndër 😈