Showbiz

Reagon babai i Selin për herë të parë dhe shpërthen ndaj Mirit: "Pervers, zhigolo!"

Reagon babai i Selin për herë të parë dhe shpërthen

Foto: Sidorela Gjoni, Selin Bollati/ Top Channel

Në një telefonatë për "Shqipëria Live" me Sidorela Gjonin në Top Channel, babai i Selinit ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj me Mirin brenda shtëpisë së "Big Brother", duke shpërthyer me një sërë ofendimesh ndaj këtij të fundit.

Si fillim, ai adresoi gjithë zhurmën që po bëhet për marrëdhënien mes dyshes, duke shprehur se vajza e tij s'do bënte gabimin që të përfshihej me vetëdije në një dinamikë të tillë:

"Unë do jap një përgjigje sikur të jetë vajza e dikujt tjetër: mos degradoni njerëz, mos prishni imazhin e një femre apo një mashkulli. Mos e çoni punën për disa klikime deri atje sa të poshtëroni dhe të demoralizoni një vajzë. Ajo nuk hyn tek ajo lloj kategorie që të bëjë ashtu lloj gabimesh. Ajo është një vajzë e lexuar, e miredukuar që bashkë me mua ka vuajtur shumë në jetë."

Më tej, ai u shpreh se Selin nuk e kishte kuptuar mirë letrën e tij, ndonëse këmbënguli se Selin s'ka pse të largohet nga krevati:

"Vajza ime nuk ka bërë asnjë krim që të ikë nga krevati, kam besim të plotë te vajza ime dhe ajo s'është futur për lekë aty, televizioni është një dritare e madhe për të gjithë ju që punoni aty."

Në fund, ndonëse s'donte të fliste shumë, babai i Selin shpërtheu me një sërë ofendimesh ndaj Mirit, duke e quajtur pervers e duke nënkuptuar se për të fituar lojën, Miri është i gatshëm të bëjë shumë gjëra:

"Kam një sugjerim për produksionin, ju duhet të merrni me patjetër dy ose tre psikologë që të shikoni nivelin e perversitetit tek ai mashkulll se kam përshtypjen që niveli i perversitetit tek ai është shumë i lartë. Është aq i lartë sa ai, më fal për shprehjen, një punë zhigolo mund ta kishte bërë shumë mirë. Ai është mashkull që për lekë mund të bëjë çdo gjë, për lekë atij i erren sytë, për lekë ose për famë ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë."

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

Selin's father reacts for the first time and explodes at Miri: "Pervert, gigolo!"

 

Reagon babai i Selin për herë të parë dhe shpërthen
Photo: Sidorela Gjoni, Selin Bollati/ Top Channel

In a phone call for "Albania Live" with Sidorela Gjonin on Top Channel, Selini's father spoke for the first time about her relationship with Miri inside the "Big Brother" house, exploding with a series of insults towards the latter.

First, he addressed all the noise being made about the relationship between the pair, stating that his daughter would not make the mistake of knowingly getting involved in such a dynamic:

"I will give an answer as if it were someone else's daughter: don't degrade people, don't ruin the image of a woman or a man. Don't take the work for a few clicks to the point of humiliating and demoralizing a girl. She doesn't fall into that category to make those kinds of mistakes. She is an educated, well-mannered girl who, along with me, has suffered a lot in life."

He further stated that Selin had not understood his letter well, although he insisted that Selin did not have to leave her bed:

"My daughter has not committed any crime to escape from her bed, I have complete trust in my daughter and she did not get in there for money, television is a big window for all of you who work there."

In the end, although he didn't want to talk much, Selin's father exploded with a series of insults towards Miri, calling him a pervert and implying that to win the game, Miri is willing to do many things:

"I have a suggestion for the production, you should definitely get two or three psychologists to look at the level of perversion in that man because I have the impression that the level of perversion in him is very high. It's so high that he, excuse me for the expression, could have done a gigolo job very well. He is a man who can do anything for money, for money his eyes go dark, for money or for fame he is ready to do anything."