Për aktorin Laert Vasili duket se telashet nuk kanë të mbaruar! Raportimet e orëve të fundit të ditës së djeshme njoftojnë se i është djegur makina.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes, në zonën e quajtur “Tregu elektrik”, në kryeqytet. Menjëherë në vendngjarja kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë konstatuar se zjarri ka nisur si pasojë e një defekti elektrik në automjet. Edhe pse makina është shkrumbuar e tëra, fatmirësisht, në momentin e ngjarjes brenda saj nuk kishte asnjë person.
Për aktorin dhe regjisorin e njohur ky nuk është incident i parë që përjeton në një periudhë të shkurtër kohore. Disa muaj më parë, ai u dhunua nga disa persona të panjohur, që gjithashtu tentuan ta grabitnin.