Anabelizim

"Një lutje për burrat që janë lodhur duke bërë minimumin"

"Një lutje për burrat që janë lodhur duke
#TëPadërguarat/ ANABEL

Diçka më ka ngacmuar së fundmi, duke parë e duke dëgjuar histori nga më të ndryshmet. Çudi! Çudi të tipit: “E dashura ime do më japë llogari për çdo gjë”, “Do më marrë leje sa herë del nga shtëpia”, “Do bëjë aq fëmijë sa dua unë”.

Ju kërkoj ndjesë paraprakisht për ofendimin e merituar, por injoranca është ulur këmbëkryq në mentalitetin tuaj.

Meshkujt shqiptarë kanë një tendencë për të kërkuar në partneren e tyre shëmbëlltyrën e mamasë së tyre. Mamaja që ka dhënë çdo gjë për burrin dhe fëmijët, deri në pikën ku kujdesi për veten nuk ndodhej as në plan të dytë. Mama që janë përkushtuar me mish e me shpirt, duke larë, gatuar, shërbyer, madje edhe duke punuar për një rrogë të dytë në familje.

E ndërkohë burri, duke harruar detyrën e një bashkëshorti, por shumicën e kohës edhe të një babai, ndodhet diku aty, i përhumbur në divan. I përhumbur me një telekomandë në dorë, duke anashkaluar çdo detyrë bashkëshortore.

Po djali? Diku aty duke përthithur shembullin e një partneri minimalist dhe egoist.

Pra si është gruaja në sytë e këtij djali? Një shërbëtore. Një grua që e ka lëshuar totalisht veten. Një grua që karakterizohet nga një altruizëm i tepruar, që mohon qenien e saj. Një grua tejet e lodhur dhe tepër e lëkundur emocionalisht. Një grua që nuk trajtohet më si një qenie njerëzore.

Çfarë do kërkojë ky djalë në partneren e tij të ardhshme? Pikërisht këtë grua. Një grua të cilën ai mund ta neglizhojë. Ta fyejë me minimumin e përpjekjeve që ai do të bëjë për marrëdhënien. Atë grua që do i lejojë atij absurditete të tipit: “Vendi yt ndodhet pranë familjes tënde dhe nuk ke më kohë për jetë personale.”

Madje, në qoftë se ajo kërkon të zhvillojë një jetë personale, sociale apo profesionale, ajo do të konsiderohet egoiste dhe do të manipulohet që të heqë dorë nga të gjitha këto “absurditete”.

Ju jeni meshkuj të vegjël që nuk e dini akoma kuptimin e të pasurit një partnere. Dhe pikërisht për këtë arsye, ju nuk do të mund të përjetoni asnjëherë dashurinë e pastër dhe pa interes.

Sepse jeni ju ata që nuk dini të mbani dhe të kujdeseni për të dashurat dhe gratë tuaja. Jeni ju ata që nuk jeni të aftë të krijoni minimalisht një ambient të sigurt për ndjenjat e tyre dhe jo vetëm. Jeni ju ata që nuk shikoni përtej interesave dhe narcizmit tuaj.

Dhe tani më falni mua, por jeni ju këta që keni gojë të flisni për “materializmin” te vajzat e sotme? Ju?! Ju të cilët nuk jeni të aftë të siguroni një gjuhë komunikimi të shëndetshme në marrëdhënie? Ju që nuk jeni të aftë të përkujdeseni për ndjenjat e partneres suaj?

Dhe ja ku po jua them sot: t’i sigurosh partneres tënde, vajzës me të cilën do kalosh jetën, një shtëpi ku ajo të jetojë e qetë dhe e mbrojtur, është minimumi. Të përkujdesesh për të dhe ndjenjat e saj është minimumi.

Prandaj, do të lutesha të reflektoje sado pak përpara se të “infektosh” një shoqëri të tërë me injorancën dhe burracakërinë tënde.

- Mesazh i ardhur nga një grua anonime në Anabel, në sektorin #TëPadërguarat. 

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

"A prayer for men who are tired of doing the minimum"

"Një lutje për burrat që janë lodhur duke
#The Unsent/ ANABEL

Something has been bothering me lately, seeing and hearing all sorts of stories. Strange! Strange things like: "My girlfriend will hold me accountable for everything," "She'll ask for my permission every time she leaves the house," "She'll have as many children as I want."

I apologize in advance for the deserved offense, but ignorance has taken root in your mentality.

Albanian men have a tendency to look for the image of their mother in their partner. The mother who has given everything for her husband and children, to the point where taking care of herself was not even a secondary consideration. The mother who has dedicated herself with all her heart and soul, washing, cooking, serving, and even working as a second income for the family.

Meanwhile, the husband, forgetting his duty as a husband, but most of the time also as a father, is somewhere there, lost on the couch. Lost with a remote control in his hand, neglecting every marital duty.

What about the boy? Somewhere out there, absorbing the example of a minimalist and selfish partner.

So what is a woman like in this boy's eyes? A servant. A woman who has completely abandoned herself. A woman characterized by excessive altruism, who denies her own being. A woman who is extremely tired and emotionally unstable. A woman who is no longer treated as a human being.

What will this guy look for in his future partner? Exactly this woman. A woman he can neglect. Insult her with the minimum of effort he will put into the relationship. The woman who will allow him absurdities like: "Your place is with your family and you don't have time for a personal life anymore."

Moreover, if she seeks to develop a personal, social, or professional life, she will be considered selfish and manipulated into giving up all this "absurdity."

You are little men who do not yet know the meaning of having a partner. And for this very reason, you will never be able to experience pure and selfless love.

Because you are the ones who don't know how to keep and care for your girlfriends and wives. You are the ones who are not capable of creating a minimally safe environment for their feelings and not only that. You are the ones who don't look beyond your own interests and narcissism.

And now excuse me, but are you the ones who have the guts to talk about the "materialism" of today's girls? You?! You who are incapable of providing a healthy language of communication in relationships? You who are incapable of caring for your partner's feelings?

And here's what I'm telling you today: providing your partner, the girl you'll spend your life with, with a home where she can live peacefully and protected is the minimum. Taking care of her and her feelings is the minimum.

Therefore, I would ask you to reflect a little before "infecting" an entire society with your ignorance and cowardice.

- Message received from an anonymous woman on Anabel, in the #Unsent section.