Anabelizim

Letër mamit: "Vëllai më përdhunoi, por ti s'e kuptove kurrë"

Letër mamit: "Vëllai më përdhunoi, por ti s'e
Foto: nloryy/ Pinterest

"Sa herë vinin miq në shtëpi dhe ti u kërkoje të flinin te ne, u thoje: “Mos ki merak, se X (unë) do flija me vëllain dhe kemi vend plot” (pavarësisht se ishim një familje prej 7 personash dhe jetonim në një shtëpi vetëm me një dhomë gjumi), unë dridhesha dhe thyhesha nga frika. Refuzoja me frikë, por ti nuk më dëgjoje kurrë.

E di se ishe shumë e ngarkuar, po rrisje pesë fëmijë e vetme me një burrë të sëmurë, që të ishte bërë një barrë që kur ishe e re. Por ç’faj kisha unë? Më thyeje në shpirt. Ai më prekte… derisa një ditë më përdhunoi dhe shpirti im u thye përgjithmonë. Isha e vrarë, në shpirt, në zemër, në trup.

Sa e sa net flija duke qarë me ngashërim, me jastëkun ujë dhe pavarësisht se ti ose motrat mund të ishit duke fjetur me mua në të njëjtin krevat, nuk më dëgjuat kurrë. Më dhemb akoma sa herë e kujtoj. Dhe më dhemb edhe më shumë sa herë që më duhet ta shikoj në sy, apo të jemi të gjithë të mbledhur në një vend.

A të kujtohet kur isha e vogël dhe gjithmonë thoja se do të doja të jetoja në një vend të largët? Tani e di pse. Jam munduar kaq shumë ta “rris” vetë atë vogëlushe që është akoma e strukur me frikë atje në një qoshe, ta dëgjoj dhe t’i jap dashurinë që meritonte, thjesht për atë që ishte.

Më kanë vrarë të gjitha herët që “me shaka” thonit se unë isha më e shëmtuara në shtëpi. Një vajzë e vogël nuk e meritonte atë gjuhë," mesazh i ardhur në #TëPadërguarat nga një vajzë anonime me mbishkrimin "Drejtuar mamit".

#TëPadërguarat është një sektor i ri në Anabel, ku mund të shpreheni lirshëm për gjërat që doni t’ia thoni dikujt, por për 1001 arsye, nuk keni guximin/mundësinë t’ia thoni përballë. #TëPadërguarat janë fiks vendi ku mund të shkruash/gjesh emrin dhe mesazhin që të dedikohet ty.

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

Letter to Mom: "My Brother Raped Me, But You Never Understood"

Letër mamit: "Vëllai më përdhunoi, por ti s'e
Photo: nloryy/ Pinterest

"Whenever friends came to our house and you asked them to sleep over, you would tell them: "Don't worry, X (I) will sleep with my brother and we have plenty of room" (despite the fact that we were a family of 7 and lived in a house with only one bedroom), I would tremble and break down with fear. I would refuse out of fear, but you would never listen to me.

I know you were very busy, raising five children alone with a sick husband, who had been a burden to you since you were young. But what was my fault? He broke my soul. He touched me… until one day he raped me and my soul was broken forever. I was killed, in spirit, in heart, in body.

How many nights I slept crying with sobs, with water on my pillow, and even though you or your sisters might have been sleeping in the same bed with me, you never heard me. It still hurts me every time I think about it. And it hurts even more every time I have to look him in the eye, or be all together in one place.

Do you remember when I was little and I always said I wanted to live in a faraway place? Now I know why. I tried so hard to "raise" that little girl who is still cowering in fear in a corner, to listen to her and give her the love she deserved, simply for who she was.

"They killed me for all the times you "jokingly" said I was the ugliest in the house. A little girl didn't deserve that language," a message received on #Unsent from an anonymous girl with the caption "To mom."