Duket se ka një fije shprese për Nazime Vishën, vajza e cila është burgosur në gusht të vitit 2012 për vrasjen me dashje të Fiqiri Muçës, 45-vjeçari i cili e kishte përdhunuar seksualisht për 4 vjet me rradhë.
Familja e saj si dhe burime të tjera deklarojnë se një familje në Amerikë është interesuar për të birësuar Nazimen dhe ta marrë atë në vendin e tyre, por duke qënë një individ në moshë madhore dhe jo minorene nuk mund të flitet për një birësim të mirfilltë dhe juridik.
Në verë pritet të vijë familja birësuese por asgjë nuk është vendosur përfundimisht duke qënë se Nazimja është duke vuajtur ende dënimin në burg për krimin e saj.