News

News24 nën bllokim policor: Mbyllet sinjali i transmetimit të televizionit

News24 nën bllokim policor: Mbyllet sinjali i transmetimit të
Foto: News24

Një ndër ngjarjet më të paprecedenta të viteve të fundit për median shqiptare ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme. Televizioni informativ News24, bashkë me platformat e tij të lidhura: BalkanWeb, Gazeta Shqiptare dhe Panorama, ka mbetur i bllokuar pas një aksioni të befasishëm të Policisë së Shtetit që ka çuar në ndërprerjen totale të sinjalit të transmetimit.

Rreth orës 07:00 të mëngjesit, njësi të shumta të policisë kanë rrethuar ambientet ku operojnë redaksitë e këtyre mediave, duke ndaluar hyrjen dhe daljen e gazetarëve dhe punonjësve.

Sipas raportimeve të shumta, përfshirë ato të BIRN dhe Gazetës Shqiptare, energjia elektrike në godinë u ndërpre menjëherë pas hyrjes së forcave të rendit, çka çoi në fikjen graduale të pajisjeve të transmetimit dhe rrjedhimisht, në ndalimin total të sinjalit të News24 rreth orës 07:36.

Në ambientet ku ndodhet redaksia, kanë mbetur gazetarë dhe staf teknik të cilët nuk janë lejuar të vazhdojnë punën, ndërsa nuk është bërë i ditur ndonjë vendim zyrtar gjykate për këtë ndërhyrje. Aksioni ka ndodhur pa paralajmërim publik, duke ngritur alarme për cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së medias dhe të drejtës për informim.

Sipas të dhënave të deritanishme, përplasja ligjore lidhet me pronësinë e godinës, e cila tashmë pretendohet nga kompania shtetërore KAYO, e krijuar në vitin 2024 dhe e lidhur me prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Megjithatë, televizioni News24 rezulton qiramarrës ligjor i ambientit dhe nuk ka pasur vendime të formës së prerë për dëbim apo konfiskim prone.

REELS

Pamela, thonë miqtë, është e mahnitur nga mënyra se si Liam e sheh jetën, ndërsa dyshja duket se kanë gjetur paqe në krahët e njëri-tjetrit.

Hermosa 🔥

Mirë se vini në @rafaelo_resort, një resort fantastik në Shëngjin 🏝️ Nga dhomat elegante dhe pamjet qetësuese, te shërbimi i përkushtuar, kuzhina e shkëlqyer dhe momentet e relaksit buzë detit apo në spa, çdo detaj është menduar për të krijuar përvojën perfekte të pushimeve. ☀️🍽️ Ky është një destinacion ku qetësia, komoditeti dhe mikpritja bashkohen në mënyrë të përsosur 😍 Për të rezervuar kontaktoni në 📞 +355 67 201 1033

3 gra ndryshojnë look pak para se të nënshkruajnë divorcin Si reagojnë ish-burrat 👀

🍰 Tortë me petë sfoliate + krem pastiçerie të përgatitur në mënyrë artizanale. Jo, s’është thjesht një tortë; është “wow, çfarë është kjo?” në çdo kafshatë @pasticerivittoria

Vjehrra, nusja dhe fustani 😂

Ja si e dua jetën.

Matmazel ✨

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

News24 under police blockade: Television broadcast signal shuts down

News24 nën bllokim policor: Mbyllet sinjali i transmetimit të
Photo: News24

One of the most unprecedented events in recent years for the Albanian media occurred this morning. The news channel News24, along with its affiliated platforms: BalkanWeb, Gazeta Shqiptare and Panorama, has been blocked after a surprise action by the State Police that led to the total interruption of the transmission signal.

At around 7:00 AM, numerous police units surrounded the premises where the editorial offices of these media outlets operate, prohibiting the entry and exit of journalists and employees.

According to numerous reports, including those by BIRN and Gazeta Shqiptare, the electricity in the building was cut off immediately after the entry of law enforcement, which led to the gradual shutdown of the transmission equipment and, consequently, to the total cessation of News24's signal at around 07:36.

Journalists and technical staff remained in the premises where the editorial office is located and were not allowed to continue working, while no official court decision has been announced regarding this intervention. The action took place without public warning, raising alarms for a direct violation of media freedom and the right to information.

According to current information, the legal clash is related to the ownership of the building, which is now claimed by the state-owned company KAYO, established in 2024 and associated with the production of weapons and military equipment. However, News24 television is the legal tenant of the premises and there have been no final decisions for eviction or confiscation of property.

----news24-nen-bllokim-policor-mbyllet-sinjali-i-transmetimit-te-televizionit-i83737